Showing posts with label Brumera. Show all posts
Showing posts with label Brumera. Show all posts

5/31/2014

Harapash ose memelike stani





PERBERESIT

500 gr zorre qengji
1,2 melci qengji
1 qepe mesatare
3 luge gjelle me gjalpe
nenexhik
6 filxhana caji nga lengu i te brendshmeve te qengjit
2 filxhana caji me miell misri te verdhe





Te brendeshmet duhet te jene nga qengja te vegjel. Zorret kthehen nga prapa, lahen mire me uje te bollshem, me kripe dhe uthull, shpelahen dhe i pleksim ne forme gersheti ose roleje. Zorret zihen dhe grihen holle. Melqite pervelohen ne lengun ezorreve dhe prihen ne kubike te vegjel.







Kavurdisim pak me gjalpe qepet e grira holle, hedhim te brendeshmet, nenexhikun, lengun e te brendeshmeve dhe, si te marri vale, hidhet mielli i misrit i situr. Zihet sa te shkeputet nga anet e tenxheres dhe te krijoje fllucka. Harapashi vendoset ne pjate dhe te konsumohet i ngrohte.



5/12/2014

Kulac me sode dhe kos





PERBERESIT

1 kg miell gruri origjinal
2 filxhana caji me dhalle
2 veze
1.5 luge kafeje me sode buke
2 luge kafeje me kripe
4 luge gjelle me vaj




PREGATITJA

Ne nje ene plastike sisim miellin, perziejme miellin me soden e bukes dhe hapim nje vrime ne mes, shtojme vezet, dhalin e perzier me kripen qe te tretet, vajin dhe e punojme mire me dore. Nese brumi del i forte shtojme pak uje te vaket, punojme brumin me dore deri sa te kemi nje brume pak me te forte se brumi qe perdorim per byrek.






Vendosim brumin ne nje ene plastike te mbuluar me nje pecete ne nje vend te ngrohte per 30 minuta qe te qetesohet. Ne nje tepsi te lyer me yndyre vendosim brumin, sperkasim me pak miell dhe e fusim ne furre ne temperature jo shume te larte, pjekim kulacin ne temperature 180-190 grade per 40-50 minuta deri sa te kullohet mire. Kulacin mund ta sherbejme te ngrohte dhe e shoqerojme me gjalpe, djathe, ullinj etj.


5/06/2014

Buke fshati

  
  


PERBERESIT

700 gr miell gruri (mulliri)
300 gr miell gruri te bute nr 80
20 gr maja te fresket

1.5 filxhan caji me hirre
7 gr sheqer
5 gr kripe
4 luge supe vaj ulliri

1 luge gjelle me fara luledielli te qeruara




PREGATITJA

Tresim majane, sheqerin, kripen ne nje filxan caji me pak uje te vaket. Ne nje ene plastike hedhim miellin dhe i hapim nje grope te vogel ne mes, shtojme majane e tretur, vajin e ullirit, farat e lulediellit dhe e perziejme avash avash me miellin. Hedhim sa hirre te nevojitet qe te behet brum i bute dhe jo te na ngjitet neper duar.






E vendosim brumin ne nje vend te ngrohte qe te fryhet per 1 ore ose deri sa te dyfishohet volumi i tije.
Pasi te fryhet e perpunojme perseri dhe e ndajme ne pjese te vogla dhe ju japim formen e bukeve sipas deshires te cilat do ti vendosim ne tepsi te lyer me yndyre. E leme per 20-30 minuta te tjera qe te fryhen brumrat ne tepsi dhe i pjekim ne furre te nxehte ne 200-220 grade per 30-40 minuta deri sa te marre ngjyre floririnjte te erret.

Buke e pjekur me djathe kackavall ne furre









PERBERESIT

1 panine te fresket
2 luge kafeje me gjalp
1 luge kafeje me koperr
1/2 hudher te grire imet
kripe
piper i bardhe pluhur
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire







PREGATITJA

Nje menu e shpejte, nje buke e fresket (panine) e prere ne mes, para se te shtojme djathin e grire te kackavallit (guda) mbi buke, lyejme buken me nje shtrse gjalpi te pregatitur (ne nje filxhan kafeje perziejme gjalpin, hudhren, koprren dhe rregullojme shijen me pak krip dhe piper). Pas streses se gjalpit qe do ti japi nje shije te vecante bukes gjate pjekies, vendosim djathin e grire ne rende. Vendosim ne furre te nxehur per 4-5 minuta deri sa te shkrihet djathi dhe i sherbejme buket e thekura te ngrohta.

5/04/2014

Brumi baze per pica






PERBERESIT

Per 4-5 persona

1200 gr miell i tipit 00
30 gr maja birre 
20 gr kripe
2 te verdha vezesh
100 ml qumesht
7 luge supe vaj
20 gr sheqer
650 ml uje te vaket





PREGATITJA

Per te pregatitur brumin qe eshte baza e pices na duhet nje brumatrice shtepie ose mund ta pregatisim duke e punuar dhe me duar. Ne nje ene plastike vendosim ujin, kripen, majane, sheqerin dhe i perziejme deri sa te treten.Vendosim ne brumatrice te gjithe perberesit e tjere dhe stojme ujin qe pregatitem me perberesit qe tretem dhe e punojme deri sa te formohet brumi i cili duhet te mos na ngjitet ne duar. Vendosim brumin e pregatitur ne nje ene plastike me kapak dhe e mbyllim ne vend pak te ngrohte. Brumin e leme  deri sa te na dyfishohet volumi i tij.









E ndajme brumin ne pjese te barabarta, i punojme topat e brumit me duar dhe i vendosim ne tepsite e picave te lyera me pak yndyre. Hapim topat e brumit duke shtypur me te gjitha gishtat nga brenda ne qender anash ne te gjithe tepsine. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.











4/19/2014

Pite Arabe




PERBERESIT

1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 lugë çaji kripë
2 filxhana caji me miell







PREGATITJA

Së pari duhet te sisim 2 gotat me miell, shtojme dhe 1/2 lugë çaji me kripë në një ene plastike. Krijojme një vrimë në mes te miellit ne enen plastike dhe shtojme 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak ujë.
Perzijini me dorë perberesit deri sa te pregatitet brumi (brume i bute). Sperkateni me miell nje pjese te sipërfaqen te tavolines dhe vendoseni brumin mbi atë. Vazhdoni ta punoni per 5 minuta akoma deri sa te formohet nje brume i bute dhe e leme te qetesohet per 20 minuta. Ndajeni brumin ne 8 pjese te barabarta. Çdo pjesë te brumit do ta hapni me një okllai ne formën dhe madhësinë qe do kete pita arabe. Nxehni një tigan pa yndyrë. Shkundni pitet arabe për të lënë miellin e tepert dhe vendosini nje e nga nje ne tigan per tu pjekur. Piqini pitet nga njëra anë për 2 minuta dhe kthejeni nga ana tjeter per 2 minuta te tjera. Pitet arabe jane gati. Me keta perberes pregatisni 8 pite arabe te cilat sherbehen te ngrohta. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

 

4/17/2014

Byreke te vegjel me gjize per 1 minut!!





PERBERESIT

Për 20 byreqe
peta te prera ne rripa me trashesi rreth 7 cm  
150 gr djathe te bardhe
200 gr gjize
6 lugë gjelle qumësht (mundesisht krem qumeshti pana) 
1-2 vezë
piper te bardhe te bluar (ose te zi)

2 luge gjelle me gjalp ne temperature dhome
vaj për skuqie

2 luge gjelle koperr te grire sipas deshires






Në një ene plastike te madhe shtypim djathin me nje pirun ose e grijme ne rende. Shtojme perberesit e tjere, vezet, piperin, qumeshtin, k oprren dhe i perziejme mire te gjithe perberesit.





Shtrojme rripat e petave ne tavoline dh i lyejme me nje furce gatimi me gjalp. Vendosim ne fillim te cdo rripi prej petave te prera 1/2 luge gjelle me perberesit e perzier dhe e mbeshtjellim ne forme trigoni. Vendosim vajin ne tigan te ngrohet ne temperature jo te larte dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.





Heqim byreqet nga tigani dhe i vendosim per pak kohe në letër kuzhine qe te leshojne vajin e tepert dhe i sherbejme te ngrohta. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

Krepa (palacinka)






PERBERESIT

për 5-6 persona
 
125 gr miell
250 ml qumësht
2 vezë
1/3 luge kafe me sheqer

1/3 luge kafe me kripe
2 lugë kafe gjalpë te shkrirë






Ne nje tenxhere (basine) perziejme mire te gjithe perberesit e lart permendur dhe i leme per 20-30 minuta te qetesohen ne temperaturen e dhomes. Perpara perdorimit per pregatitjen e krepave i perziejme edhe njehere lehtete gjithe perberesit.



Vendosim tiganin te nxehet dhe e lyejme me nje furce gatimi ose leter kuzhine me pak gjalp (ose vaj). Me nje garuzhde hedhim ne tiganin e nxehur ne mes te tije nje sasi te brumit te krepes duke e rrotulluar tiganin ne menyre qe te perhapet ne te gjithe fundin e tiganit. Pasi eshte pjekur nga njera ane e kthejme me nje shpatull per tu pjekur dhe nga ana tjeter. Gatim te mbare. 




Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

Krepa te mbushura me djathe, te pjekura ne furre

  




PERBERESIT E KREPAVE

për 6-8 persona
  
125 gr miell
250 ml qumësht
2 vezë
1/3 luge kafeje me sheqer

1/3 luge kafeje me kripe
2 lugë kafe gjalpë te shkrirë


PREGATITJA E KREPAVE

Ne nje tenxhere (basine) perziejme mire te gjithe perberesit e lart permendur dhe i leme per 5-10 minuta te qetesohen ne temperaturen e dhomes.Vendosim tiganin te nxehet dhe e lyejme me nje furce gatimi me pak gjalp (ose vaj). Me nje garuzhde hedhim ne tiganin e nxehur ne mes te tije nje sasi te brumit te krepes duke e rrotulluar tiganin ne menyre qe te perhapet ne te gjithe fundin e tij. Pasi eshte pjekur nga njera ane e kthejme me nje shpatull per tu pjekur dhe nga ana tjeter dhe i leme krepat menjane.


PERBERESIT PER MBUSHIEN E KREPAVE

250 ml kreme qumeshti pana 
350 gr djathe te bardhe te thermuar
250 gr djathe kackavall te grire 
5 veze
2 luge gjelle me gjalp
kripe & piper
150 gr ullinj te grire pa berthamat
PREGATITJA

Ne nje ene plastike perziejme djathin e bardhe, 125gr nga djathi kackavall, vezet, 1 luge gjalpe, kripen, piperin dhe ullinjte e grire.Mbushim me nje luge supe krepat e pregatitura me perberesit e mbushies se krepave dhe i mbeshtjellim ne forme rroleje.
Ne nje tepsi te lyer me yndyre vendosim krepat e mbushura. Shtojme mbi krepat e mbushura 125 gramet e tjere te djathit kackavall dhe 250 ml kreme qumeshti. Vendosim tepsine e krepave ne furre te nxehur ne 180 grade celsius dhe i pjekim per 35-40 minuta. Krepat e mbushura ne furre i sherbejme te ngrohta dhe mund ti sperkasim me pak djathe parmezhana te grire.

Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

Buke me ullinj dhe djathe te bardhe




PERBERESIT

500 gr miell gruri (mulliri) 
1 kuti birre 300 ml
2 luge supe vaj ulliri
1/2 luge kafe me kripe


PER MBUSHJEN

100  gr djathe te bardhe te thermuar 
150 gr ullinj pa berthame te grira
1/2 luge kafe me rigon
1/2 luge kafe me rozmarin te bluar



PREGATITJA

I vendosim te gjithe perberesit e brumit ne nje robot shtepiak dhe e leme te punoje duke i shtuar perberesit e mbushjes pas 15 minutave. E perpunojme brumi deri sa te mos te ngjitet neper duar. Brumin qe pregatitem e perpunojme pak me duar dhe e vendosim ne nje tepsi te mbuluar me nje pecete rreth 30 min per tu qetesuar.






Vendosim brumin ne nje tepsi te lyer me yndyre duke i dhene formen bukes sipas deshires tuaj.







Forma bukes mund ti jepet dhe ne gjysem hene si ne foto.


Brumin mund ta vendosim ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe duke e hapur me duar i japim formen e nje piteje si ne foton e mesiperme. Presim piten e formuar me nje thike ne mes dhe e sperkasim brumin me rozmarin te bluar. Pasi e kemi lene brumin dhe 20 min te tjera per tu qetesuar e vendosim ne furre te parapregatitur te nxehte ne temperaturen 180-190 grade per 20-25  minuta. 

Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/14/2014

Brumi baze per tartat (pasta flora)




Brumi baze per tarta te embla dhe te kripura. Brumin e mbetur nga tartat e pregatitura gjate prerieve anesore, i hapim ne peta te trasha dhe i presim me forma. I pjekim ose me sheqer ose me erëza dhe kemi biskota te embla ose te kripura
 

PERBERESIT

250 gr miell të butë 

150 gr gjalpë në temperature dhome 
pak kripe  
pak sheqer 
1 vezë 
2 luge gjelle me qumesht te ftohte
1/3 luge kafe me vanilie





PREGATITJA 

Në nje siperfaqe ne tavoline sisim miellin, shtojme kripen, gjalpin, sheqerin dhe vezën. Me majat e gishtërinjve përzierjme së bashku te gjithe perberesit pak e nga pak deri sa te kemi nje mase si rërë e lagësht. Shtojme qumështin dhe të fillojnë ta punojme mire brumin. E pregatisim brumin  në formë sferike dhe e mbeshtjellim me nje plasmas guzhine. E lëmë atë në frigorifer për të paktën 30 minuta qe te ftohet mire sepse sa me shume te ftohet aq me mire do hapet dhe piqet. Brumin e tartave mund ta ruajme për 4-5 ditë në frigorifer ose 2 muaj në ngrirje, vetëm duhet te shkrije mire nga ngrirja nje dite para perdorimit. Ashtu i ftohte sic eshte brumi e hapim me nje okllai te trashe mbi banak. Trashësia nuk duhet të kalojë 3-4 mm, dhe duhet ta vendosim ne nje forme tartiere te lyer me yndyre si ne foton e mesiperme, buzet qe varen pak nga brumi i tartes duhen prere me nje thike.

Vendosim formen e tartieres me brumin ne frirorifer per 20 minuta te tjera, sa me i ftohte te jete brumi kur futet ne furre aq me kerc dhe i frure do piqet. Vendosim mbi tarten e pregatitur nje letër pjekjeje dhe e perthyejme me gishta mbi tarte duke e mbushur me oriz deri tek buzet e tartjeres mbi letren e pjekies per ti ruajtur formen tartes gjate pjekies. Pjekim tarten ne furre te nxehte në 180 ° C për 10 minuta. Heqim letren me orizin qe kemi vene mbi tarte si peshe per te ruajtur formen e tartes dhe e pjekim tarten perseri per 10 - 12 minuta qe te na piqet mire. Orizin qe perdorem per peshe mund ta perdorim dhe here te tjera. Tarten e pjekur mund ta ruajme per 1 muaj ne ngrirje te mbeshtjelle mire me plasmas. Me perberesit e mesiperm mund te pregatisim nje tarte me diameter 26-28 cm per 8 rracione. Gatim te mbare. 
Nese ky informacion eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.