7/01/2014

Tave me pule dhe patate ne furre




PERBERESIT

Per 4-5 persona

1 pule te prere ne rracione
10 kokrra patate
2 karrota (sipas deshires)
1 gote uje
6 luge gjelle me vaj ulliri
kripe, piper, rigon, 2 gjethe dafine
rozmarine
1 limon (lengun)








Lajme mire pulen e prere ne rracione e leme te kulloje dhe e sperkasim me pak kripe dhe piper. Lajme mire patatet i qerojme dhe i presim ne pjese te trasha. Ne nje tigan skuqim rracionet e pules me vaj nga te duja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte.






Sotarume per 2-3 minuta patatet ne nje tenxhere. Hedhim patatet ne nje tepsi dhe i sperkasim me kripe, piper te zi pluhur, rozmarine, rigon dhe 2 gjethe dafine.






Vendosim pulen mbi patate. Ne nje ene perziejme ujin, lengun e limonit (pak mustarde sipas deshires), pak kripe dhe e shtojme ne tepsine me patatet dhe pulen.






Vendosim tepsine ne furre te parapregatitur ne temperaturen 220 grade per 60-70 minuta. Gjate pjekjes mund te duhet ti shtojme dhe pak uje taves ne rast se nevojitet.






Sherbejme pulen me patate ne furre te ngrohte dhe e shoqerijme me nje sallate jeshile, sallate ruse ose me sallate te sezonit. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



No comments: