5/03/2014

Buke e thekur me hudhra ( Garlic Bread )





PERBERESIT

Per 2-3 persona

3/4 buke franxholle ne feta
2 luge gjelle me gjalp ne temperaturen e dhomes
1/2 luge gjelle me koperr te grire
4 thelbinj hudhra te grira imet
kripe
piper te bardhe pluhur




PREGATITJA

Ne nje filxhan caji hedhim gjalpin, koprren, hudhrat, pak kripe dhe piper te bardhe pluhur per shije. Perziejme mire te gjithe perberesit deri sa te kemi nje kreme homogjene. Lyejme me nje thike te gjitha fetat e bukes nga te dyja anet me gjalpin e pregatitur me hudher dhe koperr.






Ne nje tigan te gjere te nxehur ose ne skare thekim fetat e bukes nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte. Sherbejme buket e thekura me hudher te ngrohta dhe sipas deshires mund ti sperkasim me pak majdanos te grire. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.


No comments: