PERBERESIT
200 gr brume pice
3 luge gjelle me salce pice
120 gr djathe kackavall guda i grire
4 feta salam
4 feta proshuto
2 speca turshi pikant te grire
spec i kuq i fresket dhe i grire
40 gr kerpudha
1 luge kafeje djathe parmexhana te grire
PREGATITJA
Hapim brumin ne nje tepsi piceje te lyer me yndyre (per receten e brumit shiko > ketu), shtojme salcen e pices ( per receten e salces shiko > ketu ). Hapim ne menyre te njetrajtshme salcen mbi brume me nje luge gjelle ne te gjithe siperfaqen duke mos prekur cepat. Shtojme djathin kackavall, sallamin, proshuten, kerpudhat, specat turshi, specin e kuq, djathin e grire holle parmexhana dhe e vendosim ne furre ne temperaturen 190-200 grade per 8-10 minuta.
No comments:
Post a Comment