5/05/2014

Tiramishu Badish










Tiramishu Batish eshte nje embelsire e thjeshte per tu pregatitur ne kushtet shtepiake. Eshte nje embelsire e perbere nga fruta te fresketa nga biskota amaretini dhe e alternuar me shtresa kremi qe perdoret ne embelsiren e tiramishuse.




PERBERESIT

Per 7 persona

300 gr qumesht pana me 15-20% yndyre
300 gr kreme djathi  (maskarpone)
120 gr sheqer pluhur
1/2 luge kafe me vanilie
200 gr biskota amaretini
200 gr lule shtrydhe
200 gr manaferra
200 gr boronic
150 gr dredhza







PREGATITJA

Embelsira e tiramishu bradish ka menuren e saj te pregatitjes por te fshehtat jane te gjitha njesoj, rrahje e mire te kremes, perzierje me kujdes te perberesve dhe durim te ftohet ne frigorifer. Ne nje robot shtepiak perzieres ose ne nje ene plastike me dore perpunojme qumeshtin pana dhe kremin e djathit maskarpone duke ju shtuar sheqerin pluhur dhe vanilien.








Kremen e tiramishus e vendosim ne nje forme pasticerie per ta perdorur per shtresat e kemes  ne gotat qe do ta sherbejme. Vendosim nje shtrese biskotash amaretini duke i coptuar pak me dore neper gota dhe mbi biskota vendosim nje shtrese me fruta te fresketa.










Mbi fruta shtojme nje shtrese me kreme tiramishu. Duhet theksuar qe frutat perpara se ti perdorim per embelsiren duhet ti kemi vendosur ne frigorifer     2-3 ore para.










Vendosim perseri neper gota shtresat me biskota te coptuara, frutat dhe kremen e tiramishus. Sipas deshires frutat e perziera perpara pregatitjes mund ti sperkasim me pak koniak ose martini.









Tiramishuja mund te sherbehet dhe e sperkatur me pak kanelle pluhur. Embelsira duhet vendosur ne frigorifer rreth 1-2 ore perpara konsumimit. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.







No comments: