PERBERESIT
Per 4-5 persona
1 kg patate
2 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan caji me qumesht
kripe
piper te bardhe pluhur
2 te verdha veze
PREGATITJA
Qerojme dhe shpelajme mire patatet me uje te ftohte dhe te bollshem. I presim ne kubike te vegjel dhe i vendosim ne nje tenxhere ne uje te nxehte me kripe. I ziejme patatet per 30-35 minuta dhe i kullojme ne nje kullese. Kalojme patatet e nxehta ne shtrydhesen e purese dhe i hedhim perseri ne tenxhere. Shtojme gjalpin, qumeshtin e ngrohte dhe shikojme shijen per kripe dhe piper. Shtojme duke e perzier vazhdimisht purene dhe 2 te verdhat e vezeve. Perziejme purene deri sa te marri vale dhe te na formohet nje kreme e njetrajtshme. Sherbejme purene te ngrohte si gjelle ose si garniture per gjellera me mish, peshk, shpende etj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
No comments:
Post a Comment