Ereza me e zakonshme dhe me e njohura ne te gjitha kuzhinat boterore. Prodhohet nga fruti i pemes se piperit pasi thahet, kur ato jane ende jeshile. Duhet te kete arome te forte djegse te nxehte. E vendosim ate pothuajse ne te gjitha ushqimet dhe eshte me e mira ta bluajme para konsumimit. Piperi prodhohet ne vendet tropikale si Indonezia, Malajzia etj. Piperi me i mire thuhet se prodhohet ne Australi, Java dhe Vietnam.
Historikisht mund te jete nje nga erezat e para qe ka njohur njerezimi. Ne Egjipt ai u perdor tek mumjet, ka referenca ne tekstet e lashta Indiane, ndersa ne Greqine e lashte dhe ne Rome kishte nje vlere te madhe dhe shume here taksat paguheshin me kokrra piperi. Gjate perandorise Romake, anijet romake shkonin ne indi dhe blenin piper te zi ne kembim te floririt. Ne lashtesi ne qofte se kishe piper konsideroheshe si i pasur. Perdoret ne farmaceotike si inkurajues dhe si stimulues per stomakun.
No comments:
Post a Comment