4/09/2014

Tave me presh


PERBERESIT

(Per 6 rracione)

3 kg presh vetem kokat
1.5 filxhane kafeje me vaj ulliri
1.5 luge gjelle me gjalpe
2 kokra qepe te mesme
1.5 luge gjelle me salce domateje
3-4 gjethe dafine
1.5 luge gjelle me uthull balsami
piper te zi te bluar
kripe
2.5 gota me uje



PREGATITJA

Ndajme kokat e presheve nga bishtat dhe i lajme mire me uje te bollshem. Presim kokat e presheve ne pjese te vogla 3-4 cm gjatesi. Ne nje tigan me 1 filxhan kafe vaj ulliri skuqim preshin deri sa te marri nje ngjyre te kuqerremte. Hedhim preshin e skuqur ne nje tave dhe e leme menjane. Ne nje tenxhere skuqim me 1/2 filxhan kafe vaj ulliri dhe 1.5 luge gjelle gjalp qepen (te grirre holle), shtojme salcen e domates, uthullen, dafinen, kripen dhe piperin. Pasi i kemi skuqur te gjithe keta perberes shtojme 2.5 gota uji te ngrohta dhe i leme te ziejne per 7-8 minuta. Hedhim salcen e pregatitur ne taven ku kemi preshin e skuqur dhe i prziejme mire te gjithe perberesit. Vendosim taven ne furre ne 190 grade per 40-45 minuta. Ju befte mire!!

No comments:

Post a Comment