4/09/2014

Tullumba me shije limoni





PERBERESIT

(Per 50 cope)

450 gr miell
6 veze
2-3 luge gjalp
500 ml uje
1/3 luge kafe me kripe

PER SHURUPIN

2 L uje
2 kg sheqere
1/3 luge kafe me vanilie
1/2 filxhan kafeje me leng limoni
PREGATITJA E TULLUMBAVE

Perziejme miellin me gjalpin e shkrire, kripen dhe ujin deri sa te perfitojme nje mase homogjene. Vendosim brumin e pregatitur ne nje robot shtepiak perzieres, shtojme nje e nga nje vezet  dhe vazhdojme perzierjen. Pasi e kemi perzier mire vendosim brumin ne tavoline, e punojme me dore dhe e leme qe te qetesohet per 10 minuta. Marrim nje plasmas garniture (pasticerie), i vendosim nje preres per tullumba dhe e mbushim me brumin e pregatitur. Ne nje tigan hedhim vaj per skuqie te bollshem dhe e ngrohim mire. Me plasmasin e garnitures presojme mbi tiganin me vaj te nxehte tullumbat dhe i presim me nje thike ne menyre qe te bien  drejt e ne vaj. Skuqim tullumbat deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.

PREGATITJA E SHURUPIT

Ne nje tenxere hedhim ujin, vanilien, sheqerin dhe i ziejme ne zjarr te avashte. Sapo te marrin nje vale shtojme lengun e limonit i perziejme dhe e leme shurupin te zieje deri sa te trashet pak. Ne momentin qe nxjerrim tullumbat e skuqura nga tigani i hedhim menjehere ne shurupin e pregatitur, i cili duhet te jete i ftohte dhe i leme 20-30 minuta brenda ne shurup.

Gatim te mbare!!

No comments:

Post a Comment