4/14/2014

Vetite dobiprurese te kerpudhave per shendetin




Ka 20 vjet që studiohen fitonutrientet që gjenden në kërpudhat e ndryshme për vetitë e tyre antikancerogjene. Duke i shtuar dietës sonë konsumin e kërpudhave, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit, duke parandaluar nivelet e tepruara të estrogjeneve në organizmin e një femre. Kjo arrihet nëpërmjet ndalimit të një enzime në trup, të quajtur “aromatase”, e cila është e nevojshme për prodhimin e estrogjenit.



Kërpudhat janë burim i pasur i seleniumit - një metal shumë i rëndësishëm për fuqinë antioksiduese të organizmit, e cila e mbron nga radikalet e lira. Si i tillë, ai luan rol në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë, por gjithashtu dhe në lehtësimin e simptomave të astmës dhe artritit, si dhe në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës. Seleniumi është i rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave të ADN-së, një mekanizëm më shumë në mbrojtjen kundër kancerit.Minerali i bakrit është një tjetër përbërës i kërpudhave, i cili rezulton pozitiv kundër artritit reumatik. 

Kërpudhat janë burim hekuri, një nga komponentët më të rëndësishëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.Kërpudhat kanë përmbajtje optimale të kompleksit të vitaminave B, të cilat janë jetike për metabolizmin.Përmbajtja e lartë në metalin zink, i bën kërpudhat shumë të dobishme për sistemin imunitar.tudime të shumta kanë treguar se, konsumi i mjaftueshëm i kërpudhave, lidhet me mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sëmundjeve të lidhura me plakjen, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë në niasinë.

No comments:

Post a Comment