5/18/2014

Revani me arome portokalli


PERBERESIT

Per 16-17 rracione

10 kokrra veze
10 luge gjelle me miell
4 luge gjelle niseshte
10 luge gjelle me sheqer
1 portokall (lekuren te grire imet ne rende)

PERBERESIT E SHURUPIT

1 kg sheqer
5.5 gota me uje
1 luge kafeje me vanilie




PREGATITJA

Pregatisim shurupin qe ti japim kohe qe te ftohet. Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin, ngrejme temperaturen e zjarrit deri sa te filloje te marri vale shurupi dhe e perziejme. Sa te filloje zierja ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te zieje avash per 10 minuta. Shtojme vanilien nga fundi i zierjes, perziejme dhe e heqim shurupin nga zjarri qe te na ftohet. 





Ne nje ene te madhe rrahim te bardhat e vezeve, shtojme sheqerin, vazhdojme rrahjen e vezeve me ngadale deri sa te tretet sheqeri dhe te kemi nje shkume te qendrueshme. Shtojme te verdhat e vezeve nje e nga nje duke i rrahur vazhdimisht dhe duke shtuar pak shkallen e shpejtesise se mikserit.





Shtojme miellin, niseshten, lekuren e portokallit te grire ne rende te imet dhe vazhdojme rrahjen e brumit te revanise deri sa te kemi nje mase te njetrajtshme. Hedhim masen e pregatitur ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe e vendosim ne furre te nxehur ne temperaturen 170-180 grade per 40-50 minuta. Heqim revanine nga furra dhe pas 2-3 minutash shtojme shurupin e ftohur.

No comments:

Post a Comment