7/15/2014

Embelsire e ngrire e pregatitur me leng frutash (Sorbet luleshtrydheje)





Sorbet eshte nje embelsire e ngrire e pregatitur me lengun aromatizues te frutave, pure frutash, vere ose me liker. Kur kemi teprice te frutave te veres (dhe cmim te ulet) mund te pregatisim embelsira me shije te shumellojshme si, embelsire te ngrire me shije pjeshke, luleshtrydheje, mente, shalqini, limoni, vanilie pjepri etj. Me lejoni t'ju tregoj se sa recete e lehte eshte per tu pregatitur ne kushtet shtepiake.





Kjo eshte nje formule baze, jo shkence e sakte. Shumica e frutave verore jane te embla mjaftueshem, ne qofte se doni nje shije me te embel mund ti shtoni pak sheqer. I bejme pure keto fruta dhe ju shtojme pak sheqer, kjo eshte receta baze e sorbet para se te ngrije. Duhet te kemi parasysh qe i ftohti (ngrirja) e ul pak shijen e embel, keshtu qe pak a shume na duhet nje shije e embel para se te ngrije.

FRUTA + SHEQER = SORBET


PERBERESIT

250 gr luleshtrydhe
1/4 filxhan caji me mjalte
1 luge gjelle me votke (ose cdo liker te deshires tuaj)
1 limon (lengun)

PREGATITJA

Vendosim luleshtrydhet ne nje blender (robot shtepiak grires) dhe i bejme pure frutash me xhiro te avashta. Kalojme purene e luleshtrydheve ne nje site qe te heqim farat. Perziejme purene e luleshtrydheve, mjaltin, votken dhe lengun e limonit deri sa te tretet mjalti. Rregullojme shijen e embelsires me sheqer (aq sa deshironi). Vendosim sorben ne nje ene metalike (inoksi) ose plastike dhe e fusim ne ngrirje per disa ore, deri sa masa e pergatitur te jete statike. 

Shenim: Votka ndihmon ne mos ngrirjen e plote (ne kristal) te sorbes, ne uljen e pikes se ngrirjes, duke i dhene nje cilesi te bute dhe te shijshme.

LEXONI ME TEPER

No comments:

Post a Comment