4/18/2014

Salce konjaku (metaxa)


PERBERESIT

1L qumesht
1L  qumesht pana
120 gr spec jeshil te fresket te grire ne kubik te vegjel
1/2 qepe te thate te grire ne kubik
2 luge supe me salce domate pelte
2 luge gjelle me gjalpe
3 luge gjelle me niseshte
20 gr koncentrat lope
180 ml konjak ose metaksa
kripe
piper i bardhe i bluar


PREGATITJA

Ne nje tenxhere hedhim qepen dhe specin pa vaj qe te kavurdisen deri sa te avullojne ujrat e teperta qe kane, shtojme 1/2 luge gjelle me gjalp, salcen pelte dhe i skuqim bashke me qepen dhe specin per 2-3 min akoma. Shtojme qumeshtin, kremen e qumeshtit pana, koncentratin e lopes , gjalpin qe na ka mbetur, kripen, piperin dhe i leme te ziejne rreth 30 minuta duke e perzier here pas here.Tresim ne nje filxhan caji me uje te ftohte niseshten dhe e shtojme duke e perzier vazhdimisht ne salcen e konjakut qe eshte duke zier. Salcen e konjakut e heqim nga zjarri ne momentin qe fillon te fryhet. E heqim nga ziarri dhe pas 5 minutash sa te ftohet pak i hedhim konjakun (ose metaxa) duke e perzier vazhdimisht qe te pehapet aroma e metakses ne te gjithe salcen e pregatitur. E leme salcen qe te ftohet mire dhe fusim ne frigorifer (mund ta ruajme 2-3 dite). Gatim te mbare.

Salca metaksa (salce konjaku) eshte nje salce e mirfillte per te shoqeruar mishrat e piekur nga B.B.Q. Salcen e metakses mund ta sherbejme te ngrohte siper mishit te pjekur ose mund te gatuajme tava shume te shishme me mishra te ndryshem ne furre.

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment