4/20/2014

Unaza qepe te skuqura (Fried Onion Rings)








PERBERESIT

Për 4-5 persona

kripë dhe piper
5 qepë të mëdha
vaj për skuqie
1 filxhan caji me miell
1,5 filxhan caji me birrë
salce kosi per ti shoqeruar







PREGATITJA

Merrni qepët dhe qerojini duke u hequr lekuren, i presim dhe pastaj ndaini ne unaza. Ne nje ene plastike shtoni miellin, birrën, kripë dhe piper dhe perzijeni deri sa te keni nje mase brumi te holle. Vendosni unazat e qepes brenda ne enen plastike ne brumin e holle te pregatitur dhe vendosni dhe vaj ne tigan te nxehet. Skuqni pak e nga pak qepet deri sa te theken duke i kthyer nga te dyja anet. Nxirrini unazat e qepes ne nje kullese me letër kuzhine që të kullojne vajrat e teperta. Sherbeini te ngrohta te shoqeruara me salce kosi (receta > ketu). Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment