4/17/2014

Krahe pule te marinuar (chicken wings)




PERBERESIT

8 krahë pule, të plota
3 lugë kafeje xhenxhefil te bluar
1/2 filxhan kafeje me uthull
2 lugë supe vaj misri
1,5 luge kafeje me susam
1/2 filxhan kafeje me mjaltë
1/2 filxhan kafeje me salcë soje
1 luge gjelle me hudher te grire imet
2 lugë kafe fara susami për garnitur
3 gjethe qepe të freskët për te garnirur
1/4 filxhan caji vaj misri për skuqie
kripe
piper te bardhe te bluar




PREGATITJA

Ngrohim furrën paraprakisht në 200 °celsius. Presim krahët e pules ne dy pjese i pastrojme mire dhe ju heqim dhjamrat e teperta. Vendosim krahët e pules në një tepsi të mbuluar me leter alumini dhe i pjekim ne furre për 35 minuta. Në një tigan të madh shtonjme 2 lugë vaj misri dhe xhenxhefilin e bluar dhe i kavurdisim krahet e pules per 2 minuta ne temperature jo shume te larte. Shtojme uthullen, 2 luget e supes me vaj misri te nxehtë, farat e susamit, mjaltin, kripen, piperin e bardhe, salcën e sojes dhe hudhren. Kavurdisim keta perberes për 2 minuta te tjera dhe pastaj i hedhim ne nje ene plastike të madhe dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtën tigan ngrohim 4-6 lugë vaj misri per skuqie. Hedhim krahet e pules ne tigan dhe i skuqim për rreth 3 minuta, deri sa te marrin nje ngjyre të artë kafe.

Heqim krahët e pules dhe i vendosim mbi nje leter guzhine per tu thithur vajrat e teperta, pastaj 
i hedhim në enen plastike me salcën e pregatitur me pare. Perziejme mire krahet e pules me salcen qe te marinohen sa me mire. Vendosim enen plastike me krahet e pules ne salce per tu marinuar ne frigorifer pasi jane ftohur mire per 2 ore ose gjate gjithe nates. Vendosim krahët e pules në një tepsi, duke e ruajtur salcën (ne ngrirje) per ta perdorur here tjeter, dhe i pjekim ne furre në 210 grade celsius për 15-20 minuta për ti pjekur plotesisht. Sherbejme krahet e pules te ngrohta duke i sperkatur me pak susam dhe qepe te njome te grire duke i shoqeruar sipas deshires  dhe me patate te skuqura ose me oriz te zier. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments: