4/16/2014

Vera pije alkolike

 

Vera është një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga gjuha Greke për Fοινος dhe nga Gjuha Latine përvinum.

Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi.




Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh.

Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
.

No comments: