PERBERESIT
Per 3-4 racione
500 gr melci vici te fresket
2 domate te grire ne kubik
1 spec te kuq te fresket te grire
2 kercella selino te grire
1 luge gjelle me majdanos te grire
1 luge gjelle salce domate
2 luge gjelle me vaj ulliri
kripe + piper
1 gjethe dafine
1 qepe te thate te vogel te grire
2 thelbinj hudhre te shtypura
1/2 filxhan kafeje me vere te kuqe
PREGATITJA
Skuqim ne nje tigan qepen me vajin e ullirit duke e sperkatur me pak sheqer per te leshuar me mire aromen e saj per 2-3 min sa te marri nje ngjyre te arte dhe shtojme melcine e vicit te prere ne rripa te holle duke i perzier per 3-4 minuta te tjera. Hedhim specin e kuq. Kur te jen skuqur perberesit hedhim domaten e grire dhe te qeruar nga lekura, selinon dhe perziejme deri sa te thithin lengun e tyre... Hedhim salcen e domates, majdanosin, kripen, piperin, dafinen dhe hudhren e grire imet. Skuqim perbersit e lartepermendur per 6-7 minuta duke i perzier vazhdimisht dhe i shuajme me veren e kuqe. Pasi te avulloje pak alkoli i veres i perziejme mire, shtojme 2 filxhana kafeje me uje te ngrohte dhe i leme ne zjarr te avashet te ziejne per 7-8 minuta qe te kemi nje melci te bute dhe te shishme. Sherbejme melcine e vicit me zarzavate te ngrohte dhe e sperkasim me pak majdanos te fresket.
No comments:
Post a Comment