PERBERESIT
Per 2 persona
80 gr gjalp
2 thelbinj hudhre te shtypura
400 gr trofte te qeruar ne fileto
80 gr miell
400 ml panna
120 gr djathe kackavall te grire
1 filxhan kafe me vere te bardhe
1 karrote te zier te prere ne feta
2 dege brokoli te ziera
PREGATITJA
Skuqim hudhren e shtypur me gjalp sa te kavurdiset pak. Shtojme filetot e troftes te prera ne copa te vogla, i skuqim me kujdes nga te dyja anet dhe shtojme karrotat gjysem te ziera, brokolin gjysem te zier dhe miellin . Trazohet derisa mielli te tretet pak dhe me pas i shuajme me veren e bardhe. Pasi ka avulluar pak alkoli i veres shtojme pannen. Lihen vetem per pak minuta se bashku dhe me pas e gjithe masa hidhet ne tavat e dheu.
Shtojme djathin e kackavallit te grire ne te dyja tavat e dheut. Hapi i fundit eshte pjekja ne furre te nxehur ne temperaturen 160-170 grade per 15-20 minuta derisa te mari nje ngjyre si te verdhe dhe te kuqerremte . Sherbejme tavat e troftes te ngrohta dhe e shoqerojme me vere te bardhe.
No comments:
Post a Comment