Eshtë një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.
VETITE KURUESE:
1. Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”.
2. Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
3. Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit.
4. Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.
5. Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.
6. Kuron varfërimin e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
7. Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.
8. Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese.
9. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
10. Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.
11. Vonon shenjat e mplakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajetjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5.
13. Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të shtohet përqendrimi, gatishmëria dhe rezistenca.
14. Eshtë i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut.
No comments:
Post a Comment