7/15/2014

Mesoni si mund te mos cahen levozhgat e vezeve gjate zierjes





Doni te pregatisni veze te ziera por gjithmone pothuajse cahen levozhgat e tyre para se te ziejne:

Kjo ndodh sepse i vendosim ne uje te nxehte sapo i nxjerrim nga frigoriferi, si perfundim te nderrohet menjehere temperatura e tyre.

Per te pregatitur veze te ziera perfekte, duhet qe para se ti gatuajme ti nxjerrim 20 minuta perpara ne temperature ambjenti. Dhe per nje rezultat akoma me te mire gjate zierjes shtojme pak kripe ne uje.






LEXONI ME TEPER:

1) Receta zyrtare e vezeve te skuqura.

Embelsire e ngrire e pregatitur me leng frutash (Sorbet luleshtrydheje)





Sorbet eshte nje embelsire e ngrire e pregatitur me lengun aromatizues te frutave, pure frutash, vere ose me liker. Kur kemi teprice te frutave te veres (dhe cmim te ulet) mund te pregatisim embelsira me shije te shumellojshme si, embelsire te ngrire me shije pjeshke, luleshtrydheje, mente, shalqini, limoni, vanilie pjepri etj. Me lejoni t'ju tregoj se sa recete e lehte eshte per tu pregatitur ne kushtet shtepiake.





Kjo eshte nje formule baze, jo shkence e sakte. Shumica e frutave verore jane te embla mjaftueshem, ne qofte se doni nje shije me te embel mund ti shtoni pak sheqer. I bejme pure keto fruta dhe ju shtojme pak sheqer, kjo eshte receta baze e sorbet para se te ngrije. Duhet te kemi parasysh qe i ftohti (ngrirja) e ul pak shijen e embel, keshtu qe pak a shume na duhet nje shije e embel para se te ngrije.

FRUTA + SHEQER = SORBET


PERBERESIT

250 gr luleshtrydhe
1/4 filxhan caji me mjalte
1 luge gjelle me votke (ose cdo liker te deshires tuaj)
1 limon (lengun)

PREGATITJA

Vendosim luleshtrydhet ne nje blender (robot shtepiak grires) dhe i bejme pure frutash me xhiro te avashta. Kalojme purene e luleshtrydheve ne nje site qe te heqim farat. Perziejme purene e luleshtrydheve, mjaltin, votken dhe lengun e limonit deri sa te tretet mjalti. Rregullojme shijen e embelsires me sheqer (aq sa deshironi). Vendosim sorben ne nje ene metalike (inoksi) ose plastike dhe e fusim ne ngrirje per disa ore, deri sa masa e pergatitur te jete statike. 

Shenim: Votka ndihmon ne mos ngrirjen e plote (ne kristal) te sorbes, ne uljen e pikes se ngrirjes, duke i dhene nje cilesi te bute dhe te shijshme.

LEXONI ME TEPER

7/14/2014

Sufllaqe





PERBERESIT

pite te gatshme (ose pite arabe)
mish te pjekur (ose qofte)
pak qepe te grire te perzier me majdanos
domate te grira ne feta
patate te skuqura
xaxik 
kripe



PREGATITJA

Sufllaqet pregatiten nga pite te gatshme. Pitet lyhen me lyre ose me vaj misri dhe piqen nga te dyja anet ne nje pllake te nxehte ose ne nje tigan. Vihet ne mes mbushja (mish i pjekur ose qoftja) te cilat piqen ne cast.





Mbi mishin e pjekur vihet xaxiku, domatet, qepa, patatet e skuqura dhe sperkatet me pak kripe per shije. Mbeshtillet me leter per sufllaqe dhe sherbehet i ngrohte.








Lexoni me teper per:

1) Pregatitja e pites arabe ne kushtet shtepiake.
2) Pregatitja e qofteve me mish vici dhe deleje.
3) Pregatitja e salces se kosit (xaxiku grek).

7/01/2014

Tave me pule dhe patate ne furre




PERBERESIT

Per 4-5 persona

1 pule te prere ne rracione
10 kokrra patate
2 karrota (sipas deshires)
1 gote uje
6 luge gjelle me vaj ulliri
kripe, piper, rigon, 2 gjethe dafine
rozmarine
1 limon (lengun)








Lajme mire pulen e prere ne rracione e leme te kulloje dhe e sperkasim me pak kripe dhe piper. Lajme mire patatet i qerojme dhe i presim ne pjese te trasha. Ne nje tigan skuqim rracionet e pules me vaj nga te duja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte.






Sotarume per 2-3 minuta patatet ne nje tenxhere. Hedhim patatet ne nje tepsi dhe i sperkasim me kripe, piper te zi pluhur, rozmarine, rigon dhe 2 gjethe dafine.






Vendosim pulen mbi patate. Ne nje ene perziejme ujin, lengun e limonit (pak mustarde sipas deshires), pak kripe dhe e shtojme ne tepsine me patatet dhe pulen.






Vendosim tepsine ne furre te parapregatitur ne temperaturen 220 grade per 60-70 minuta. Gjate pjekjes mund te duhet ti shtojme dhe pak uje taves ne rast se nevojitet.






Sherbejme pulen me patate ne furre te ngrohte dhe e shoqerijme me nje sallate jeshile, sallate ruse ose me sallate te sezonit. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



6/30/2014

3 Mënyra të lehta për të bërë shijen e orizit të mërzitshëm një shije të mahnitshme:






Pregatitja e nje tenxhereje me oriz per te sherbyer per darke eshte bere atomatike. Por e njejta shije cdo here eshte bere e merzitshme. Ketu mund te gjeni tre menyra per ti dhene orizit nje shije tjeter te shijshme dhe mahnitese.







1) Skuqeni orizin

Skuqja e kokrrave te thata te orizit me gjalp ose me vaj ulliri, para se ti shtojme ujin nxjerr ne pah shijen e tije dhe i shton shijen e arres se kokosit. Akoma nje shije me te vecante mund ti japim orizit duke e gatuar (kavurdisur) bashke me drithra, makarona elb etj.


2) Gatuajeni orizin me pule ose me leng zarzavatesh

Pregatitja e orizit me leng pule ose me leng perimesh i jep atij nje shije te vecante. Ndonje here perdorimi i supes se pules 100% ben qe te ndjehet pak me teper shija e niseshtes se orizit, prandaj do ishte me e mire te perdoret 50/50 perzierja e supes me ujin.


3) Gatuajeni orizin me barishte aromatike ose perime

Cdo barishte aromatike apo perime i jep orizit nje shije te shijshme gjate pregatitjes. Nje gjethe dafine do ishte e domosdoshme gjithmone ti shtojme orizit gjate zierjes. Shije te ndryshme mund ti japim orizit me ereza te deshires tuaj si rozmarine, rigon, etj.

6/26/2014

Pije me mjalte dhe alkol





PERBERESIT

10 gr mjalte (ose 2 luge caji)
10 karafila gozhde
1 shkop kanelle
2 fara anise (yll)
90 ml wiski Cardhu
240 ml uje te zier
2 feta limoni








PREGATITJA

Vendosim erezat dhe mjaltin ne nje gote caji.
Shtojme ujin e zier dhe wiskin.
Shtrydhim limonin, e hedhim ne perzierjen e pregatitur dhe e perziejme deri sa te tretet mjalti.
Kullojme pijen me nje site te vogel dhe e sherbejme te ngrohte ne nje gote konjaku.
Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

6/17/2014

Ushqimi me i shendetshem dhe me i shijshem - ushqimi sezonal



Domatet

Një rracion domate, të prera në feta ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

Pjeshkët

Një pjeshkë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.


Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjeshkës, prandaj është më mire që atë ta hani të freskët. Nëse doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.





Nektarina

Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë plot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël. Edhe pse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që prej tyre mund të bëhet gjithçka ne kuzhine, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek ëmbëlsirat e pafundme etj...



Misri

Misri është shumë i pasur me fibra dhe me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një vakt misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.



Shalqini

Përderisa temperaturat rriten, një fetë shalqini, e cila është plot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidratuar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.