6/30/2014

3 Mënyra të lehta për të bërë shijen e orizit të mërzitshëm një shije të mahnitshme:






Pregatitja e nje tenxhereje me oriz per te sherbyer per darke eshte bere atomatike. Por e njejta shije cdo here eshte bere e merzitshme. Ketu mund te gjeni tre menyra per ti dhene orizit nje shije tjeter te shijshme dhe mahnitese.







1) Skuqeni orizin

Skuqja e kokrrave te thata te orizit me gjalp ose me vaj ulliri, para se ti shtojme ujin nxjerr ne pah shijen e tije dhe i shton shijen e arres se kokosit. Akoma nje shije me te vecante mund ti japim orizit duke e gatuar (kavurdisur) bashke me drithra, makarona elb etj.


2) Gatuajeni orizin me pule ose me leng zarzavatesh

Pregatitja e orizit me leng pule ose me leng perimesh i jep atij nje shije te vecante. Ndonje here perdorimi i supes se pules 100% ben qe te ndjehet pak me teper shija e niseshtes se orizit, prandaj do ishte me e mire te perdoret 50/50 perzierja e supes me ujin.


3) Gatuajeni orizin me barishte aromatike ose perime

Cdo barishte aromatike apo perime i jep orizit nje shije te shijshme gjate pregatitjes. Nje gjethe dafine do ishte e domosdoshme gjithmone ti shtojme orizit gjate zierjes. Shije te ndryshme mund ti japim orizit me ereza te deshires tuaj si rozmarine, rigon, etj.

6/26/2014

Pije me mjalte dhe alkol





PERBERESIT

10 gr mjalte (ose 2 luge caji)
10 karafila gozhde
1 shkop kanelle
2 fara anise (yll)
90 ml wiski Cardhu
240 ml uje te zier
2 feta limoni








PREGATITJA

Vendosim erezat dhe mjaltin ne nje gote caji.
Shtojme ujin e zier dhe wiskin.
Shtrydhim limonin, e hedhim ne perzierjen e pregatitur dhe e perziejme deri sa te tretet mjalti.
Kullojme pijen me nje site te vogel dhe e sherbejme te ngrohte ne nje gote konjaku.
Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

6/17/2014

Ushqimi me i shendetshem dhe me i shijshem - ushqimi sezonal



Domatet

Një rracion domate, të prera në feta ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

Pjeshkët

Një pjeshkë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.


Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjeshkës, prandaj është më mire që atë ta hani të freskët. Nëse doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.





Nektarina

Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë plot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël. Edhe pse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që prej tyre mund të bëhet gjithçka ne kuzhine, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek ëmbëlsirat e pafundme etj...



Misri

Misri është shumë i pasur me fibra dhe me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një vakt misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.



Shalqini

Përderisa temperaturat rriten, një fetë shalqini, e cila është plot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidratuar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.


6/16/2014

Hithra mbreteresha e bimeve mjeksore





Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë.





Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretike dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e inflamacionit te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithra ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës. Pjesët e përdorshme janë gjethet, lulet dhe rrënjët. Mbledhja e gjetheve fillon në Prill por vetëm në ditë me diell dhe përfundon nga mesi i tetorit. Tharja bëhet shpejt dhe në hije, nëse nuk thahen me kujdes nxihen dhe humbasin vlerat kryesore. Në shumë sëmundje përdoren më me sukses rrënjët. Rrenjët mblidhen në vjeshtën e vonë dhe lahen mirë nga dheu. Nëse rrenjët janë të trasha i cajmë përsegjati dhe i vëmë për të tharë në një dhomë të ngrohtë me ajër të pastër, ku thahen për shumë ditë. Pasi janë tharë plotësisht i vëmë në enë hermetike dhe i mbajme në një vend të errët dhe pa lagështirë. Lëndët që përmban hithra janë: klorofili, vitamina A dhe C, acidi salicilik, vitamina E, beta karoteni, hekuri ,kalziumi, kaliumi, fosfate dhe mineralie të tjera. Përmban serotonin dhe histamin,acid formik dhe acid acetik. Përdorimi i hithrës ndihmon ne shume semundje si: kundër inflamacionit të rrugëve urinare, kundër hemoragjive të brendshme, kundër zmadhimit jo malinj të gjëndrës së prostatës (rrënja), kundër rrufës alergjike, kundër zbokthit dhe ndihmuese për forcimin e flokut (rrënja), për të përfituar mineralie në organizëm etj.

Disa nga menyrat e perdorimit te hithres:

1) Marrim 25 gr gjethe të freskëta ose 5 gr gjethe të thata, i ziejme me nje filxhan caji me uje rreth 200 ml, e leme sa të marrë valë, e heqim pastaj nga zjarri e lemë 10 minuta të pushojë, e kullojmë dhe e kemi gati për përdorim. Përdoret si tonik i përgjithshëm, diuretik, përfitues mineraliesh, vitaminash etj…

2) Në të njëjtën mënyrë mund të përdoren edhe rrënjët. Për të përgatitur një dekokt kundër zbokthit dhe për forcimin e rrënjës së flokut veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere vëmë 130 ml ujë dhe 130 ml uthull rrushi ose molle, shtojmë aty 10 gr rrënjë të tharë ose 50 gr rrënjë të
njoma (kuptohet që duhet të jenë të pastra) dhe i lemë të marrin valë.
I ziejmë rreth 5 minuta në valë të lehtë dhe pastaj e heqim nga zjarri e lemë 30 min. në qetësi. Pas 30 min. e kullojmë dhe e kemi gati për të lyer kokën duke e fërkuar lehtë në të gjithë pjesën e kokës ku kemi flokët. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë, si dhe rënien e flokut.

3) Për të pastruar gjakun hithra përdoret më shumë e përzier edhe me bimë tël tjera si me radhiqen, me rrenjën e rrodhes me këputjen etjte ziera ne forme caji.

4) Hithra ka edhe një përdorim tjetër duke e futur në vaj ulliri i cili bashkohet me substancat vepruese të përfituara nga hithrat. Për të përfituar këtë vaj mjekësor veprojmë në këtë mënyrë:
Marrim një sasi gjethesh të freskëta me gjithë dega i copëtojmë si për sallatë, i vëmë në një ene ose vazo qelqi dhe i shtojmë vaj ulliri të pastër biologjikisht sa të mbulohet bima. E mbyllim dhe e vendosim në një vend ku e kapin rrezet e diellit. E përziejmë çdo ditë nja dy tre herë me lugë druri.
Pas dy javësh e kullojmë në një napë sterile dhe vajin e hedhim në një shishe qelqi të errët dhe me mbajmë në vend të errët dhe të freskët. Pihen 1-2 lugë kafeje nga vaji 3 herë në ditë për pastrimin e fytit dhe mëshkrisë nga katarret, për lyerjen e lëkurës së kokës dhe për mjekimin e hemorroideve.

5) Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Humbje peshe e menjehereshme per te gjithe ata qe nuk mund te presin qe te humbin kilet




Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe fibra dhe do t'ju japin një ndjenjë e plotësi gjatë gjithë ditës per organizmin tuaj. Ato janë me të kalori të ulëta dhe përmbajnë acid ellagic dhe anthocyanins të cilat të ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës.
Xhenxhefili, uthulla e molles janë ndër përbërësit më të fuqishëm, të shëndetshëm dhe efektive në humbjen e peshes. Të kombinuara së bashku ata funksionojnë si agjentë për djegien dhe shkrirjen e yndyrerave, humbjen e menjehereshme ne peshe.





PERBERESIT

2 filxhana caji me luleshtrydhe
1 cope xenxefil
1 luge gjelle me uthull molle
1/3 filxhan caji me uje

PREGATITJA

Bluajme imet xinxefilin dhe shtojme uthullen e molles. E leme kete perzierje te qendrojne per 10 minuta. E vendosim kete perzierje ne blender bashke me luleshtrydhet dhe ujin. I perziejme per disa sekonda deri sa te kete trashesine e deshiruar. Kjo eshte nje recete e shijshme dhe e fuqishme per renjen e menjehereshme ne peshe dhe duhet te konsumohet te pakten nje here ne dite, zakonisht ne mengjes ose ne darke vone ne vend te nje vakti te rende.

6/15/2014

Gjalp fondi (Beurre Fondu)




Gjalp pomad (receta > ketu) ne te cilin shtojme kripe, piper te bardhe pluhur, 1/2 limoni te fresket (lengun), kajen dhe qumesht pana. E ngrohim pa marre vale. E kullojme ne nje site dhe e ruajme ne nje banjomari. Shoqerojme gatime te ndryshme me peshq (karkaleca deti, karavidhe etj), zarzavate etj.

6/13/2014

Gjalp metr dotel (Beurre Maitre D'hotel)






Gjalp Pomad (receta > ketu) me koperr te grire imet, kripe, piper te bardhe pluhur, hudher te grire imet dhe leng limoni. I japim forma te ndryshme dhe e perdorim per te shoqeruar gatime me mish skare, peshq, zarzavate etj.

Gjalp pomad (Beurre Pommade)






Gjalpe i bute te cilin e punojme lehte dhe mund ta perdorim ne salca te ndryshme, ne embelsira si aromatizues, per te dekor ne antipastat e ftohta (quhet dhe gjalp rydi)

Gjalpra




Gjalprat i dallojme ne 2 lloje:

A) Gjalpra te pjekur ne temperatura te ndryshme, ose thjesht te shkrira apo akoma dhe te bute te cilat shoqerojne gatime te ndryshme si peshq, mishra, pasta dhe zarzavate. (Thjesht gjalpra)

B) Kur shtojme perberes te ndryshem ne forme pureje ose te grira imet, gjalprat quhen te perbere. Perdoren per te plotesuar dhe per te lidhur salca te ndryshme ose per te dresarur pjata te ftohta, ose per te shoqeruar mishrat ne skare - sote, peshq sote - te skares (karkaleca deti...). Patjeter duhen perdorur gjalpra organik te fresket si: lope, deleje, dhije por edhe yndyrera te hidrogjenizuara vegjetale.





Gjalpra te thjeshte:
Gjalp pomad (beurre-pommade) 

Gjalpra te perbere:
Gjalp fondi (beurre fondu) 
Gjalp metr dotel (beurre-maitre-dhotel) 
 

6/04/2014

Majoneza salca me e perhapur ne bote





Majoneza eshte sigurisht salca me e perhapur ne bote, por origjina e saj vihet ne diskutim. Egzistojne dy versione nga te cilat, i pari na con ne vitet 1757 ku ne qytetin spanjoll Mahon, kuzhinieri ushtarak i Armand de la Porte, duka i Richelieu, shpiku kete salce me baze vaji dhe te verdha vezesh.Versioni i dyte thekson se emri majoneze vjen nga nje fjale shume e vjeter franceze Moyeau (shqiptohet Muaiy) e cila do te thote pikerisht e verdhe veze. Majoneza ka nje perdorim te gjere ne receta te pafundme, si ne salca, me produkte deti, me veze, mishra te pjekur ne skare etj. Per receten e majonezes kliko ketu 


6/02/2014

Kuzhina me përpara & pastaj: Një përmirësim kuzhine me porosi për më pak se 25000 mij lekë te reja







Mënyra më e mirë dhe më ekonomike për një rikonstruksion  të kuzhinës tuaj, me rafte deri në tavan. Shikoni me poshtë se çfarë kuzhine duket tani:





Një pamje me të vërtetë krejt të re. Nuk është e nevojshme të harxhojmë një grusht me para për një kuzhinë të re ... Një nga mënyrat më të thjeshta për ti dhënë një pamje të vecantë kuzhinës është ndërrimi i rafteve deri në tavan dhe veshja e frigoriferit me raft. Mënyra më ekonomike për një kuzhinë estetike!




Si te pregatisim petat per byrek


6/01/2014

Melci, zemer dhe veshka te tiganisura




PERBERESIT

Per 5-6 persona

300 gr veshka
350 gr melci
350 gr zemer
2 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan kafeje me vere te bardhe
kripe - piper - 2 gjethe dafine
3-4 thelpinj hudher
1/2 luge gjelle me miell



PREGATITJA

Melcite, zemra dhe veshkat e bagetive te imta priten ne copa te vogla, lyhen me pak miell dhe i skuqim ne tigan me gjalpe. Ne fillim skuqim zemren per 3-4 minuta dhe shtojme veshkat dhe melcine. Shtojme kripen, piperin, dafinen, hudhrat e grira imet dhe i shuajme me veren e bardhe. I leme te marrin nje vale per 3-4 minuta dhe jane gati. Sherbehen te ngrohta sade ose shoqerohen me patate te skuqura, me zarzavate te ziera,me nudels etj.