PERBERESIT
Per 6-7 persona
2 peshq merluc (800 mg)
2 patate te grira
1 qepe te grire
2-3 karrota te grira
4-5 gjethe seleri
kripe - piper
5 luge gjelle me vaj ulliri
PREGATITJA
Pastrojme dhe i lajme shume mire peshqit.
Lajme zarzavatet me uje te bollshem dhe i grijme trashe. Ne nje
tenxhere vendosim te gjitha zarzavatet qe te ziejne 15-20 minuta dhe
shtojme pak kripe dhe piper.
Vendosim peshqit bashke me zarzavatet qe te ziejne bashke per 10-15 minuta akoma.
Nxjerrim peshqit nga tenxherja dhe i vendosim ne nje pjate qe te ftohen.
Pastrojme mishin e peshkut nga kockat dhe nga lekura, e vendosim ne nje
pjate, dhe e leme menjane.
Heqim tenxheren nga zjarri. Me nje site kullojme lengun e zarzavateve e
te peshkut dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter. Zarzavatet e ziera i
vendosim ne nje procesor shtepiak grires dhe i grijme mire deri sa te
krijohet nje pure zarzavatesh.
Vendosim tenxheren me leng mbi zjarr, shtojme purene e zarzavateve,
vajin e ullirit, mishin e peshkut te pastruar, provojme shijen e supes
per kripe dhe piper dhe po te nevojitet shtojme pak akoma. I leme te
ziejne per 10-15 minuta dhe mund ta sherbejme supen duke e sperkatur me
pak majdanos te fresket te grire persiper, me pak leng limoni te fresket sipas deshires. Gatim te
mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem
shperndajeni me miqte e juaj.