5/31/2014

Harapash ose memelike stani





PERBERESIT

500 gr zorre qengji
1,2 melci qengji
1 qepe mesatare
3 luge gjelle me gjalpe
nenexhik
6 filxhana caji nga lengu i te brendshmeve te qengjit
2 filxhana caji me miell misri te verdhe





Te brendeshmet duhet te jene nga qengja te vegjel. Zorret kthehen nga prapa, lahen mire me uje te bollshem, me kripe dhe uthull, shpelahen dhe i pleksim ne forme gersheti ose roleje. Zorret zihen dhe grihen holle. Melqite pervelohen ne lengun ezorreve dhe prihen ne kubike te vegjel.







Kavurdisim pak me gjalpe qepet e grira holle, hedhim te brendeshmet, nenexhikun, lengun e te brendeshmeve dhe, si te marri vale, hidhet mielli i misrit i situr. Zihet sa te shkeputet nga anet e tenxheres dhe te krijoje fllucka. Harapashi vendoset ne pjate dhe te konsumohet i ngrohte.



5/30/2014

Borziloku






Borziloku, mbreti i erezave...

Borziloku eshte nje nga erezat me te dashura ne  kuzhinat tona, gjethegjere, i mbushur, do ta gjejme ne cdo cep te Shqiperise per te zbukuruar ballkonet e saje.







Origjinen e saje e ka nga India, ku konsiderohet si nje bime e shenjte e Vishnes dhe e Krisnes, dhe ndoshta eshte sjelle nga atje nga Aleksandri i Madh ne Evrope duke i dhene emrin e tij mbreteror tashme Basilicos (ne Greqisht - mbreteror). Qe nga antikiteti i lashte borziloku eshte i lidhur me dashurine per romaket, me vdekjen per greket, dhe me pastrimin e shpirtrave per francezet. Eshte ereza baze ne recetat mesdhetare.

Eshte nje bime e familjes Labiate qe rritet gjate gjithe vitit. Ajo mund te arrije ne nje lartesi rreth 60 cm, dhe ka disa varietete si i rregullti, i larti, i shkurti, gjethe gjeri, i napolit dhe i dimrit qe gjendet vetem ne sera.

Kur mund ta mbjellim

Koha me e pershtatshme eshte nga mesi i marsit dhe me tutje, kur temperatura eshte stabilizuar ne 20 grade celsius.

Sekretet e borzilokut te shendetshem

Te ujitet mire dhe cdo dite.
Te rritet ne vende me diell.
Kujdes ne lulezim, kulmi i lulezimit eshte ne Qershor deri ne Shtator, per ta mbajtur ate te gjalle dhe te shendetshem presim majat e fidaneve te rinj pak para lulezimit.

Basilic pesto (salce borziloku)

Bluajme ne nje blender 2 filxhana me borzilok gjethegjere te lara, hedhim nje filxhan me vaj ulliri. Shtojme kripe, piper. nje thelb hudher dhe vazhdojme grierjen. Hedhim 2 luge gjelle me stika pishe, 1 luge gjelle djathe pekorino dhe vazhdojme perzierjen. Eshte gati...

5/25/2014

Kallamare te mbushur me produkte deti ne tave


PERBERESIT  Per 6 persona

6 kallamar mesatar
350 gr karkaleca deti te vegjel
400 gr oktapod
300 gr djathe kackavall te grire ne kubik
200 gr djathe te bardhe te grire ne kubik
1.5 qepe mesatare te grira
4 domate te grira
2 thelbinj hudhre te grira imet
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
1,5 luge gjelle me domate pelte
kripe - piper te zi pluhur
1/2 luge kafeje me sheqer





PREGATITJA

Pastrojme dhe lajme mire produktet e detit. Ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe shtojme oktapodin,  kallamaret, karkalecat e detit dhe sa te marrin nje vale per 2-3 minuta heqim kallamaret dhe karkalecat e detit. Oktapodin e leme te zieje deri sa te zbutet. Pastrojme karkalecat e detit nga lekura dhe i grijme ne pjese te vogla.




Grijme dhe oktapodin e ziere ne kubike te vegjel. Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur kavurdisim qepet. Shtojme oktapodin e grire, karkalecat e detit te grira qe te skuqen bashke me qepet. Shuajme me vere te kuqe deri sa te avulloje alkoli i tepert. Shtojme salcen pelte, domatet e fresketa te qeruara nga lekura dhe kavurdisim per 3-4 minuta. Kullojme lengun e produkteve te detit ne nje site. Shtojme 3 filxhana caji nga lengu i produkteve te detit, hudhrat, sheqerin,




rregullojme shijen e salces me kripe dhe piper dhe e leme salcen te zieje deri sa te trashet. Mbushim kallamaret me kete rradhe mbushjeje: nje kubik me djathe te bardhe, nje kubik me djathe kackaval, nje luge gjelle me salcen e pregatitur dhe keshtu me rradhe deri sa te mbushen te gjitha kallamaret. Hedhim ne tave salcen e mbetur,  vendosim kallamaret e mbushur mbi salce dhe i sperkasim me djathe kackavall te grire. Vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 190-200 grade per 40-50 minuta.

5/22/2014

Salca e domates (sauce tomate) ne 2 menyra


PERBERESIT Per 4 racione

3 l uje (ose leng zarzavatesh)
2 karrota
1 qepe
3-4 gjethe selino
100 gr beikon
6 domate te pjekura mire
10 gr domate pelte
2 thelbinj hudher
3-4 dege trumze (ose rigon)
2 luge gjelle majdanos te grire
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
2 gjethe dafine
kripe te trashe dhe piper te fresket
3-4 luge gjelle me vaj ulliri





PREGATITJA

A) Pastrojme, lajme dhe kullojme te gjitha zarzavatet. Heqim lekuren dhe farat e domateve (shiko>ketu). Presim ne kubike zarzavatet. Hedhim ne nje tenxhere vajin e ullirit te nxehet dhe shtojme beikonin te grire holle qe te kavurdiset. Shtojme zarzavatet qepen, karrotat, hudhren, selinon, dafinen. I kavurdisim mire dhe i shuajme me vere deri sa ti iki alkoli. Shtojme salcen e domates pelte, majdanosin dhe domaten e fresket te grire.




Shtojme ujin (ose leng zarzavatesh) dhe e leme te zieje ne temperature te ulet deri sa te avulluje gjysma e vellimit te salces. Rregullojme shijen e salces me kripe, piper, pak sheqer, trumez pluhur (ose rigon pluhur) dhe vazhdojme zierjen 2-3 minuta akoma. Kalojme salcen ne nje site (ose ne nje blenter) dhe e hedhim ne nje tenxhere tjeter. Shtojme pak gjalp e leme te marri nje vale dhe salca e domates eshte gati. E perdorim per makarona, oriz, ushqime te skuqura, sote etj.

  

PREGATITJA

B) Hedhim ne nje tenxhere gjalp qe te shkrihet dhe shtojme qepe qe te kavurdiset. Shtojme domatet konkase (shiko > ketu) te grira ne kubike, kripe, piper, pak sheqer, borzilok dhe erezat qe shtuam ne menyren A). Ziejme salcen per 1 ore ne zjarr te ngadalte. E lidhim salcen me pak niseshte dhe eshte gati. Perdorim salcen per te shoqeruar gatime me makarona, veze, zarzavate, te skuqura, produkte deti dhe ne pergjithesi kudo ku perdoret ose shoqerohet me salce domateje. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

Pregatitja e domateve (domate konkase)





Me nje thike te mprehte heqim bishtat e domateve.






Presim lehte lekuren e domates ne forme kryqi ne bazen e saje.








Zhysim domatet ne uje te zier per 12-15 sekonda dhe menjehere i heqim dhe i vendosim ne tenxheren me ujin e ftohte me akull si ne foton e meposhteme per 12-15 sekonda te tjera.
  









Uje i ftohte dhe akull.









Perfundimisht kemi domate te qeruar pothuajse pa ndihmen tone sepse lekura e saje hiqet pothuajse  vete. Domatet e qeruara munt ti perdorim per antipasta, sallata, salca, gjellera te ndryshme etj. 














Ne qofte se ndonje recete kerkon te hiqen farat e domateve, i presim ne mes dhe me nje luge kafeje i heqim ato.





Sallam i pregatitur ne kushte shtepiake






PERBERESIT

4,5 kg mish derri (pjese anesore me pak dhjam)
1 luge gjelle me piper te zi pluhur
100 gr kripe te imet
1 luge kafeje me rigon
zorre derri








PREGATITJA

Presim mishin ne pjese te vogla, e perziejme me perberesit e tjere dhe e grijme ne makineri te mishit 2 here. Lajme zorret me uje te ngrohte disa here, kthejme te brendeshmen e zorres nga jashte dhe e pastrojme me leng limoni dhe kripe. I lajme me uje te ftohte dhe i leme menjane. Vendosim hinken e posaqme ne makinerine e mishit, kalojme te gjithe zorren ne pjesen e holle te hinkes dhe lidhim fundin e saje me spango. Hedhim perseri mishin e grire te pregatitur ne makinerine e mishit, e shtyjme me nje dore dhe me tjetren mbajme ne dalje te hinkes sallamin qe del. Duhet te kemi kujdes mos lejojme fllucka ajri ne sallam dhe cdo 25 mc kthejme 2-3 here qe te jene ne pjese simetrike. Mbasi mbarojme me mbushjen lidhim dhe anen tjeter me spango. E varim ne vend te fresket qe te thahet per 2-3 dite dhe pastaj e vendosim ne ngrirje ose e pjekim. Kujdes mizat, po qendroi miza ne sallam nuk mund te perdoret.

Domate te thara ne vaj ulliri


Pregatisim sa domate te duam, me mire do ishte te jene domate te sezonit, te pjekura mire dhe te forta. I lajme, i presim ne mes dhe po te deshirojme u heqim disa fara. Ne vazhdimesi i sperkasim me kripe te trashe, i hapim ne derrasa te gjera dhe i vendosim ne vende me diell dhe te ajrosura mire. I mbulojme me nje nape per mizat dhe i leme ne diell per 5 dite, jane gati kur i shtypim me dore dhe nuk nxjerrin leng. Ne nje ene plastike ne varesi te sasise qe duam perziejme 3 pjese vaj ulliri, 1 pjese uthull dhe shtojme 1 gjethe dafine, 1 luge gjelle kripe dhe pak piper te fresket. Hedhim ne kavanoza te sterilizuar domatet e thata dhe shtojme marinaten e pregatitur te vajit me uthull deri sa te mbulohen domatet. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.