5/31/2014

Harapash ose memelike stani





PERBERESIT

500 gr zorre qengji
1,2 melci qengji
1 qepe mesatare
3 luge gjelle me gjalpe
nenexhik
6 filxhana caji nga lengu i te brendshmeve te qengjit
2 filxhana caji me miell misri te verdhe





Te brendeshmet duhet te jene nga qengja te vegjel. Zorret kthehen nga prapa, lahen mire me uje te bollshem, me kripe dhe uthull, shpelahen dhe i pleksim ne forme gersheti ose roleje. Zorret zihen dhe grihen holle. Melqite pervelohen ne lengun ezorreve dhe prihen ne kubike te vegjel.







Kavurdisim pak me gjalpe qepet e grira holle, hedhim te brendeshmet, nenexhikun, lengun e te brendeshmeve dhe, si te marri vale, hidhet mielli i misrit i situr. Zihet sa te shkeputet nga anet e tenxheres dhe te krijoje fllucka. Harapashi vendoset ne pjate dhe te konsumohet i ngrohte.



5/30/2014

Borziloku






Borziloku, mbreti i erezave...

Borziloku eshte nje nga erezat me te dashura ne  kuzhinat tona, gjethegjere, i mbushur, do ta gjejme ne cdo cep te Shqiperise per te zbukuruar ballkonet e saje.







Origjinen e saje e ka nga India, ku konsiderohet si nje bime e shenjte e Vishnes dhe e Krisnes, dhe ndoshta eshte sjelle nga atje nga Aleksandri i Madh ne Evrope duke i dhene emrin e tij mbreteror tashme Basilicos (ne Greqisht - mbreteror). Qe nga antikiteti i lashte borziloku eshte i lidhur me dashurine per romaket, me vdekjen per greket, dhe me pastrimin e shpirtrave per francezet. Eshte ereza baze ne recetat mesdhetare.

Eshte nje bime e familjes Labiate qe rritet gjate gjithe vitit. Ajo mund te arrije ne nje lartesi rreth 60 cm, dhe ka disa varietete si i rregullti, i larti, i shkurti, gjethe gjeri, i napolit dhe i dimrit qe gjendet vetem ne sera.

Kur mund ta mbjellim

Koha me e pershtatshme eshte nga mesi i marsit dhe me tutje, kur temperatura eshte stabilizuar ne 20 grade celsius.

Sekretet e borzilokut te shendetshem

Te ujitet mire dhe cdo dite.
Te rritet ne vende me diell.
Kujdes ne lulezim, kulmi i lulezimit eshte ne Qershor deri ne Shtator, per ta mbajtur ate te gjalle dhe te shendetshem presim majat e fidaneve te rinj pak para lulezimit.

Basilic pesto (salce borziloku)

Bluajme ne nje blender 2 filxhana me borzilok gjethegjere te lara, hedhim nje filxhan me vaj ulliri. Shtojme kripe, piper. nje thelb hudher dhe vazhdojme grierjen. Hedhim 2 luge gjelle me stika pishe, 1 luge gjelle djathe pekorino dhe vazhdojme perzierjen. Eshte gati...

5/25/2014

Kallamare te mbushur me produkte deti ne tave


PERBERESIT  Per 6 persona

6 kallamar mesatar
350 gr karkaleca deti te vegjel
400 gr oktapod
300 gr djathe kackavall te grire ne kubik
200 gr djathe te bardhe te grire ne kubik
1.5 qepe mesatare te grira
4 domate te grira
2 thelbinj hudhre te grira imet
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
1,5 luge gjelle me domate pelte
kripe - piper te zi pluhur
1/2 luge kafeje me sheqer





PREGATITJA

Pastrojme dhe lajme mire produktet e detit. Ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe shtojme oktapodin,  kallamaret, karkalecat e detit dhe sa te marrin nje vale per 2-3 minuta heqim kallamaret dhe karkalecat e detit. Oktapodin e leme te zieje deri sa te zbutet. Pastrojme karkalecat e detit nga lekura dhe i grijme ne pjese te vogla.




Grijme dhe oktapodin e ziere ne kubike te vegjel. Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur kavurdisim qepet. Shtojme oktapodin e grire, karkalecat e detit te grira qe te skuqen bashke me qepet. Shuajme me vere te kuqe deri sa te avulloje alkoli i tepert. Shtojme salcen pelte, domatet e fresketa te qeruara nga lekura dhe kavurdisim per 3-4 minuta. Kullojme lengun e produkteve te detit ne nje site. Shtojme 3 filxhana caji nga lengu i produkteve te detit, hudhrat, sheqerin,




rregullojme shijen e salces me kripe dhe piper dhe e leme salcen te zieje deri sa te trashet. Mbushim kallamaret me kete rradhe mbushjeje: nje kubik me djathe te bardhe, nje kubik me djathe kackaval, nje luge gjelle me salcen e pregatitur dhe keshtu me rradhe deri sa te mbushen te gjitha kallamaret. Hedhim ne tave salcen e mbetur,  vendosim kallamaret e mbushur mbi salce dhe i sperkasim me djathe kackavall te grire. Vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 190-200 grade per 40-50 minuta.

5/22/2014

Salca e domates (sauce tomate) ne 2 menyra


PERBERESIT Per 4 racione

3 l uje (ose leng zarzavatesh)
2 karrota
1 qepe
3-4 gjethe selino
100 gr beikon
6 domate te pjekura mire
10 gr domate pelte
2 thelbinj hudher
3-4 dege trumze (ose rigon)
2 luge gjelle majdanos te grire
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
2 gjethe dafine
kripe te trashe dhe piper te fresket
3-4 luge gjelle me vaj ulliri





PREGATITJA

A) Pastrojme, lajme dhe kullojme te gjitha zarzavatet. Heqim lekuren dhe farat e domateve (shiko>ketu). Presim ne kubike zarzavatet. Hedhim ne nje tenxhere vajin e ullirit te nxehet dhe shtojme beikonin te grire holle qe te kavurdiset. Shtojme zarzavatet qepen, karrotat, hudhren, selinon, dafinen. I kavurdisim mire dhe i shuajme me vere deri sa ti iki alkoli. Shtojme salcen e domates pelte, majdanosin dhe domaten e fresket te grire.




Shtojme ujin (ose leng zarzavatesh) dhe e leme te zieje ne temperature te ulet deri sa te avulluje gjysma e vellimit te salces. Rregullojme shijen e salces me kripe, piper, pak sheqer, trumez pluhur (ose rigon pluhur) dhe vazhdojme zierjen 2-3 minuta akoma. Kalojme salcen ne nje site (ose ne nje blenter) dhe e hedhim ne nje tenxhere tjeter. Shtojme pak gjalp e leme te marri nje vale dhe salca e domates eshte gati. E perdorim per makarona, oriz, ushqime te skuqura, sote etj.

  

PREGATITJA

B) Hedhim ne nje tenxhere gjalp qe te shkrihet dhe shtojme qepe qe te kavurdiset. Shtojme domatet konkase (shiko > ketu) te grira ne kubike, kripe, piper, pak sheqer, borzilok dhe erezat qe shtuam ne menyren A). Ziejme salcen per 1 ore ne zjarr te ngadalte. E lidhim salcen me pak niseshte dhe eshte gati. Perdorim salcen per te shoqeruar gatime me makarona, veze, zarzavate, te skuqura, produkte deti dhe ne pergjithesi kudo ku perdoret ose shoqerohet me salce domateje. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

Pregatitja e domateve (domate konkase)





Me nje thike te mprehte heqim bishtat e domateve.






Presim lehte lekuren e domates ne forme kryqi ne bazen e saje.








Zhysim domatet ne uje te zier per 12-15 sekonda dhe menjehere i heqim dhe i vendosim ne tenxheren me ujin e ftohte me akull si ne foton e meposhteme per 12-15 sekonda te tjera.
  









Uje i ftohte dhe akull.









Perfundimisht kemi domate te qeruar pothuajse pa ndihmen tone sepse lekura e saje hiqet pothuajse  vete. Domatet e qeruara munt ti perdorim per antipasta, sallata, salca, gjellera te ndryshme etj. 














Ne qofte se ndonje recete kerkon te hiqen farat e domateve, i presim ne mes dhe me nje luge kafeje i heqim ato.





Sallam i pregatitur ne kushte shtepiake






PERBERESIT

4,5 kg mish derri (pjese anesore me pak dhjam)
1 luge gjelle me piper te zi pluhur
100 gr kripe te imet
1 luge kafeje me rigon
zorre derri








PREGATITJA

Presim mishin ne pjese te vogla, e perziejme me perberesit e tjere dhe e grijme ne makineri te mishit 2 here. Lajme zorret me uje te ngrohte disa here, kthejme te brendeshmen e zorres nga jashte dhe e pastrojme me leng limoni dhe kripe. I lajme me uje te ftohte dhe i leme menjane. Vendosim hinken e posaqme ne makinerine e mishit, kalojme te gjithe zorren ne pjesen e holle te hinkes dhe lidhim fundin e saje me spango. Hedhim perseri mishin e grire te pregatitur ne makinerine e mishit, e shtyjme me nje dore dhe me tjetren mbajme ne dalje te hinkes sallamin qe del. Duhet te kemi kujdes mos lejojme fllucka ajri ne sallam dhe cdo 25 mc kthejme 2-3 here qe te jene ne pjese simetrike. Mbasi mbarojme me mbushjen lidhim dhe anen tjeter me spango. E varim ne vend te fresket qe te thahet per 2-3 dite dhe pastaj e vendosim ne ngrirje ose e pjekim. Kujdes mizat, po qendroi miza ne sallam nuk mund te perdoret.

Domate te thara ne vaj ulliri


Pregatisim sa domate te duam, me mire do ishte te jene domate te sezonit, te pjekura mire dhe te forta. I lajme, i presim ne mes dhe po te deshirojme u heqim disa fara. Ne vazhdimesi i sperkasim me kripe te trashe, i hapim ne derrasa te gjera dhe i vendosim ne vende me diell dhe te ajrosura mire. I mbulojme me nje nape per mizat dhe i leme ne diell per 5 dite, jane gati kur i shtypim me dore dhe nuk nxjerrin leng. Ne nje ene plastike ne varesi te sasise qe duam perziejme 3 pjese vaj ulliri, 1 pjese uthull dhe shtojme 1 gjethe dafine, 1 luge gjelle kripe dhe pak piper te fresket. Hedhim ne kavanoza te sterilizuar domatet e thata dhe shtojme marinaten e pregatitur te vajit me uthull deri sa te mbulohen domatet. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

5/20/2014

Piperi i zi





Ereza me e zakonshme dhe me e njohura ne te gjitha kuzhinat boterore. Prodhohet nga fruti i pemes se piperit pasi thahet, kur ato jane ende jeshile. Duhet te kete arome te forte djegse te nxehte. E vendosim ate pothuajse ne te gjitha ushqimet dhe eshte me e mira ta bluajme para konsumimit. Piperi prodhohet ne vendet tropikale si Indonezia, Malajzia etj. Piperi me i mire thuhet se prodhohet ne Australi, Java dhe Vietnam.






Historikisht mund te jete nje nga erezat e para qe ka njohur njerezimi. Ne Egjipt ai u perdor tek mumjet, ka referenca ne tekstet e lashta Indiane, ndersa ne Greqine e lashte dhe ne Rome kishte nje vlere te madhe dhe shume here taksat paguheshin me kokrra piperi. Gjate perandorise Romake, anijet romake shkonin ne indi dhe blenin piper te zi ne kembim te floririt. Ne lashtesi ne qofte se kishe piper konsideroheshe si i pasur. Perdoret ne farmaceotike si inkurajues dhe si stimulues per stomakun.

Kerpudha pleurotus te pjekura ne skare





PERBERESIT

Per 2-3 persona

600 gr kerpudha pleurotus
1 luge kafeje me majdanos te grire
kripe - piper te bardhe pluhur
vaj ulliri
uthull balsami
rigon








PREGATITJA

Hedhim kerpudhat ne nje ene plastike, shtojme kripe, piper, 2 luge gjelle vaj ulliri, 1 luge gjelle uthull balsami, rigon dhe pak majdanos (bishtat te grira holle). I leme ne marinate per 10 minuta. Vendosim kerpudhat e marinuara ne skare ne zjarr te avashte qe te mos digjen majat e tyre te holla. I pjekim per 2-3 minuta nga cdo ane dhe jane gati. Sherbejme kerpudhat me pak majdanos te fresket te grire.



5/19/2014

Sallate me spinaq te zier dhe hudher






PERBERESIT

1 kg spinaq
1 limon te fresket
kripe
vaj ulliri
2 thelbinj hudhera te grira
1/2 luge gjelle me gjalp







PREGATITJA

E pastrojme, lajme me uje te bollshem dhe e presim ne dy pjese spinaqin.
Ne nje tenxhere ziejme ujin me kripe.
Sa te zieje uji hedhim spinaqin dhe e ziejme sa te zbutet pak.
Kullojme spinaqin dhe e vendosim ne nje pjate.
Ne nje tigan te nxehur shtojme 2 luge gjelle me vaj ulliri dhe gjalpin qe te shkrije.
Kavurdisim pak hudhrat dhe shtojme spinakin
Perziejme me kujdes spinaqin me hudhren dhe i kavurdisim per 2 minuta.
Sherbejme sallaten e spinaqit te ngrohte dhe e shoqerojme me limon te fresket.

5/18/2014

Revani me arome portokalli


PERBERESIT

Per 16-17 rracione

10 kokrra veze
10 luge gjelle me miell
4 luge gjelle niseshte
10 luge gjelle me sheqer
1 portokall (lekuren te grire imet ne rende)

PERBERESIT E SHURUPIT

1 kg sheqer
5.5 gota me uje
1 luge kafeje me vanilie




PREGATITJA

Pregatisim shurupin qe ti japim kohe qe te ftohet. Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin, ngrejme temperaturen e zjarrit deri sa te filloje te marri vale shurupi dhe e perziejme. Sa te filloje zierja ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te zieje avash per 10 minuta. Shtojme vanilien nga fundi i zierjes, perziejme dhe e heqim shurupin nga zjarri qe te na ftohet. 





Ne nje ene te madhe rrahim te bardhat e vezeve, shtojme sheqerin, vazhdojme rrahjen e vezeve me ngadale deri sa te tretet sheqeri dhe te kemi nje shkume te qendrueshme. Shtojme te verdhat e vezeve nje e nga nje duke i rrahur vazhdimisht dhe duke shtuar pak shkallen e shpejtesise se mikserit.





Shtojme miellin, niseshten, lekuren e portokallit te grire ne rende te imet dhe vazhdojme rrahjen e brumit te revanise deri sa te kemi nje mase te njetrajtshme. Hedhim masen e pregatitur ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe e vendosim ne furre te nxehur ne temperaturen 170-180 grade per 40-50 minuta. Heqim revanine nga furra dhe pas 2-3 minutash shtojme shurupin e ftohur.

Supe peshku (me peshk merluc)




PERBERESIT

Per 6-7 persona

2 peshq merluc (800 mg)
2 patate te grira
1 qepe te grire
2-3 karrota te grira
4-5 gjethe seleri
kripe - piper
5 luge gjelle me vaj ulliri





PREGATITJA

Pastrojme dhe i lajme shume mire peshqit. Lajme zarzavatet me uje te bollshem dhe i grijme trashe. Ne nje tenxhere vendosim te gjitha zarzavatet qe te ziejne 15-20 minuta dhe shtojme pak kripe dhe piper.







Vendosim peshqit bashke me zarzavatet qe te ziejne bashke per 10-15 minuta akoma.






Nxjerrim peshqit nga tenxherja dhe i vendosim ne nje pjate qe te ftohen. Pastrojme mishin e peshkut nga kockat dhe nga lekura, e vendosim ne nje pjate, dhe e leme menjane.






Heqim tenxheren nga zjarri. Me nje site kullojme lengun e zarzavateve e te peshkut dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter. Zarzavatet e ziera i vendosim ne nje procesor shtepiak grires dhe i grijme mire deri sa te krijohet nje pure zarzavatesh.




Vendosim tenxheren me leng mbi zjarr, shtojme purene e zarzavateve, vajin e ullirit, mishin e peshkut te pastruar, provojme shijen e supes per kripe dhe piper dhe po te nevojitet shtojme pak akoma. I leme te ziejne per 10-15 minuta dhe mund ta sherbejme supen duke e sperkatur me pak majdanos te fresket te grire persiper, me pak leng limoni te fresket sipas deshires. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

5/16/2014

Shurup cokollate






PERBERESIT

1,5 filxhan caji me sheqer
3/4 filxhan caji me kakao pluhur
1 filxhan caji me uje
1 luge kafeje me vanilie
1 maje luge kafeje me kripe







PREGATITJA

Hedhim kakaon, sheqerin dhe kripen ne nje tenxhere te vogel ne zjarr te mesem. Perziejme mire dhe shtojme ujin. I leme perberesit ne tenxhere te marrin nje vale duke i perzier vazhdimisht. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme shurupin te zieje akoma per 2 minuta. Heqim tenxheren nga zjarri shtojme vanilien duke e perzier vazhdimisht. E leme shurupin qe te ftohet dhe e hedhim ne shishe plastike per tu perdorur lehtesisht per ta shtypur siper biskotave, kekut etj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

Salca te ndryshme per BBQ (BBQ Sauces)









Salcat qe perdorim per te shoqeruar mirshrat e pjekur nga nje BBQ jane te shumellojshme. Nje nga bazat kryesore per pregatitjen e ketyre salcave eshte dhe legu i mishit te cilin mund ta pregatisim edhe nga zieria e mishit dhe te kockave te ndryshme.









 


Disa nga salcat e sugjeruara nga ''Kuzhine & Receta''

1. Ram sauce whith garlic - Salce e pregatitur me leng mishi, ereza, qumesht pana dhe me shije te lehte hudhre. 
2. Ram sauce whith mushroom - Salce e pregatitur me leng mishi, ereza, qumesht pana dhe kerpudha.
3. Curry sauce whith mushroom - salce e pregatitur me leng mishi, erez curry, qumesht pana dhe kerpudha.
4. Toifel souce hot - Salce e pregatitur me leng mishi dhe ereza pikante.
5. Metaxa souce whith mushroom - Salce e pregatitur me qumesht pana, leng mishi, kerpudha dhe nje shije te lehte konjaku.
6. Ram sauce - Salce e pregatitur nga leng mishi dhe ereza.
7. Oriz i zier me gjalp per te shoqeruar mishra te pjekur.
8. Salce domateje e pregatitur nga domate te fresketa dhe ereza (shiko > ketu).
9. Nudel i zier per te shoqeruar mishra e BBQ.

5/15/2014

Salce dresing per sallata




PERBERESIT

1 filxhan caji me vaj ulliri
1/2 filxhani caji me uthull rrushi te bardhe
3 luge gjelle me mjalte
1 luge gjelle me leng limoni te fresket
2 luge gjelle me mustarde
kripe
piper te bardhe pluhur






PREGATITJA

Ne nje robot shtepiak perzieres (multi) hedhim uthullen, lengun e limonit, mustarden dhe i perziejme deri sa te tretet mustarda. Shtojme rrjedhshem vajin e ullirit dhe mjaltin. Rregullojme shijen e salces me pak kripe dhe piper dhe i perziejme deri sa te tretet kripa dhe te na formohet nje salce e njetrajtshme. Kete dresing per sallata mund ta ruajme ne frigorifer per 1 jave pa i humbur shija dhe vlerat e saje ushqyese.

Sallate me domate te grire






PERBERESIT

Per 2 persona

3 domate te prera ne kubik te vegjel (pa lekure)
1/2 qepe te thate te prer ne kubik
1/2 luge gjelle me maidanos te grire
kripe
piper te bardhe pluhur
1/2 lemon i fresket (lengun)
2 luge supe me vaj ulliri

1 thelb hudher te grire imet (sipas deshires)








PREGATITJA

Qerojme domatet nga lekura receta >ketu. I bashkojme te gjithe perberesit ne nje ene plastike dhe shtrydhim dhe 1/2 e lemonit te fresket mbi to.
Perziejme mire sallaten e domates me ngadale ne menyre qe te mos shperbehen perberesit rregullojme shijen me kripe dhe piper dhe e sherbejme si sallate ose mbi buke te thekur ne brushketina. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. 

Panxhare i zier








PERBERESIT

Per 3-4 persona

1 kg panxhar
vaj ulliri
kripe
1 limon te fresket










PREGATITJA

Lajme mire panxharet me uje te ftohte te bollshem. Vendosim panxharet ne nje tenxhere me uje te nxehte me kripe dhe i ziejme deri sa zbuten duke i provuar me nje pirun. Kullojme panxharet me nje kullese dhe i sherbejme te ngrohta me vaj ulliri, leng limoni te fresket ose me uthull rrushi sipas deshires. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

Sallate Italiane







PERBERESIT

1/2 sallate jeshile
80 gr peshk ton
5-6 feta kastravec
4-5 feta domate
3-4 speca turshi
2 luge gjelle djathe kackavall te grire (guda)
1 veze te zier
3-4 luge gjelle me salce majoneze

pak spec te fresket te grir ne kubik








PREGATITJA

Ne nje pjate sallate hedhim sipas rradhes perberesit: sallaten jeshile, peshkun ton (konserve), domatet, kastravecat, vezen e zier, specat turshi (pak pikant sipas deshires), djathin kackavall, salcen e majonezes (receta >ketu), e sperkasim sallaten me pak spec te kuq ose jeshil te grire ne kubike te vegjel dhe sallata eshte gati. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. 

Momenti më i përshtatshëm për të pirë kafenë



Momenti me i mire për te pire kafene është harku kohor ndërmjet orës 9:00 dhe 11:00 te mëngjesit. Ne këtë ore kafeina është ne gjendje te japë efektet e saj maksimale dhe te mos krijoje varësi. Ky është përfundimi i një studimi te dr Steven Miller i botuar ne “Popular Scienze”. Te tregosh kujdes ne orarin e pirjes se kafesë, thotë doktori shmang mundësinë te qenurit tolerant ndaj kafeinës, ashtu sikurse ndodh ne rastet kur merr për një kohe te gjate antibiotike, apo antidolorante. Me tej ai shton se është e panevojshme te pihet kafe ne ato momente kur organizmi, trupi dhe truri ndodhe ne gjendje aktive, pasi kjo do te çonte mungese te efektit te saj bonifikues edhe ne rastet kur organizmi është i lodhur dhe i përgjumur.

Si të eliminojme ngrënien gjatë natës





Nëse ha një mëngjes të mirë dhe një drekë të kënaqshme, pa harruar ndonjë vakt të vogël pasdite, nuk do të bie shumë në mendje për të ngrënë në darkë vonë. Sidomos kur një njeri ndjehet i trishtuar, apo nervoz, konsumon ushqim për t'u harruar në një farë mënyre. Mirëpo ky zakon mund të zëvendësohet me një aktivitet më pak të dëmshëm, siç është ushtrimi fizik, leximi, e shkruara, apo studimi. Është mirë që kur ndjeni nevojën për të ngrënë diçka në orët e vona, atëherë të pini ujë ose ndonjë lëng frutash. Sigurisht që nuk do të ngopë dëshirën tuaj, por do të mbushë stomakun dhe në fund mund t'iu ndihmojë për shmangien e ngrenjes. Lani dhëmbët përpara se të shkoni në shtrat. Me dhëmbët e pastër do të keni një farë pengese për të ngrënë diçka.

Tave me patllixhan dhe mish vici te grire







PERBERESIT

1,5 filxhan caji me salce domateje (ose 3 domate te fresketa)
1/2 patllixhani
200 gr mish vici te grire
60 gr djathe te bardhe
3 feta domateje
2 kokrra ullinj
kripe - piper te zi pluhur
2 gjethe dafine
2 thelbinj hudhre te grira imet
1 filxhan kafeje me vaj ulliri







PREGATITJA

Ne nje tenxhere pregatisim salcen e domates. Hedhim ne tenxhere 1/2 luge gjelle me gjalp (ose i luge gjelle me vaj ulliri). Shtojme 3 kokrra domate (te qeruara nga lekura) te grira ne rende te imet, 1 gjethe dafine, rregullojme shijen me kripe dhe piper. Leme salcen te marri nje vale per 5-6 minuta dhe e leme menjane. Ne nje tigan hedhim 1 luge gjelle me vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e kavurdisim. Shtojme 1/2 luge gjelle me salce domateje (pelte), kripe, piper te zi pluhur, pak rigon, 1 gjethe dafine, 1 filxhan kafeje me uje te ngrohte, i leme te ziejne per 2-3 minuta dhe e heqim tiganin nga zjarri.






Skuqim patllixhanin ne tigan deri sa te marri nje ngjyre te kuqerremte dhe e leme te kulloje vajrat e teperta. Ne nje tave hedhim salcen e pregatitur te domates, patllixhanin, hudhren e grire mbi patllixhan, mishin e grire te pregatitur, djathin e bardhe, fetat e domates dhe ullinjte. Sperkasim me pak rigon dhe vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 200- 210 grade per 25-30 minuta. Shoqerojme taven e ngrohte me patate te skuqura, zarzavate te ziera ose me sallate te deshires tuaj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



5/14/2014

Keshilla gatimi






Për të bere ekonomi gjate ores se gatimit, duhet të mbulosh tenxheren me kapak! E thjeshtë, por e rëndësishme sepse kufizon në 30% konsumin e energjisë dhe ruan aromen e ushqimit. Gjithashtu kur pjek ne furre nuk duhet te hapesh kapakun e furres vazhdimisht. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

Provoni të lehtësoni dhimbjet e kokes pa perdorimin e ilaceve










Për lehtësimin e dhimbjeve te kokes pa perdorimin e ilaceve dhe qetesueseve te ndryshem, provoni pak leng lemoni me nje luge mjalte duke ju shtuar pak uje dhe pijeni avash avash. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. 






Tave me gjiro pule dhe salce konjaku




PERBERESIT

170 gr gjiro pule (ose fileto pule te pjekur)
1.5 filxhan caji me salce konjaku
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire
2 feta domate






PREGATITJA

Ne nje tave te vogel vendosim gjiron e pules te pjekur (fileto pule te pjekur ne skare, ose fileto pule te skuqur ne tigan), shtojme salcen e konjakut (receta e salces se konjakut > ketu), hedhim mbi salcen e konjakut djathin e grire te kackavallit dhe 2 feta domateje. Fusim taven ne furre te nxehur ne 190-200 grade per 20-25 minuta. Taven me gjiro pule dhe salce konjaku mund ta shoqerojme me patate te skuqura, oriz me zarzavate, pite te pjekura ne skare, kroketa patatesh etj.

Avokado fruti si dardhe gjalpi






Avokado (Persea americana), fruti si dardhë gjalpi ose dardha e Alligatorit, është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore dhe ka një histori të gjatë të kultivimit në Evropën Qendrore dhe Jugore. Fruta e avokados nuk është e ëmbël, por yndyror. Ajo është përdorur si bazë për salcën meksikane e njohur si Guacamole, si dhe një mbushje për disa lloje sushi, duke përfshirë rrolene Kaliforniane.










Avokadoja është i perdorur në gatimet me pula dhe shërben si dolli me kripë dhe piper. Në Brazil, Indonezi, Vietnam, dhe në Indine jugore (sidomos ne rajonin bregdetar Karnataka), avocadot janë përdorur shpesh për qumësht dhe herë pas here shtohet ne akullore dhe pjata te tjera. Në Brazil, Vietnam, Filipine dhe Indonezi, një pije e ëmbël pergatitet me sheqer, qumësht ose ujë, dhe pure avokadoje, ndonjehere shtohet edhe shurup cokollate. Në Australi dhe Zelandën e Re, ajo është shërbyer zakonisht në sanduiçe, ne dolli, ose shpesh ne gatime pule. Në Gana, avokadoja perdoret per te mbushur sanduicet. Ne Sri Lanka është i perdorur per pergatitjen e nje embelsire tradicionale. 

Në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, avocadot jane perdorur të përziera me oriz të bardhë, në supa, salata, ose në pjatat e pulave dhe mishit. Në Peru avocadot janë konsumuar si majonezë, shërbeu si një pjatë e dytë me parrillas, e përdorur në salate dhe sanduiçe, ose ne pjata me ton, e karkaleca deti. Në Kili është përdorur si pure në pule, hamburger, dhe në feta për selino ose salate maruleje. Version kilian i sallatës Cezari përmban feta të mëdha avokadojt te pjekur. Në Kenia, avokadoja është ngrënë shpesh si një fryt, dhe është ngrënë vetëm, apo ipërziere me fruta të tjera në sallata frutash, ose si pjesë e një sallatë perimesh. Në Iran është përdorur si krem rinovimim per fytyren.
 

Art me ushqim nga kuzhina boterore