4/10/2014

Koc i pjekur ne furre ne leter alumini







PERBERESIT

4 peshq koc
rigon
kripe
rozmarine (sipas deshires)
5 luge supe vaj ulliri
piper te bardhe te sapobluar
2 luge gjelle majdanos te grire
3 thelbinj hudhre te shtypura
1/2 qepe te grire





PREGATITJA

Pastrojme mire peshqit dhe i marinojme me kripe,piper,vaj ulliri, dhe pak rigon. Ne nje pjate perziejme mire qepen, hudhren, majdanosin dhe me nje luge gjelle i mbushim peshqit nga brenda barkut me perzierjen e pregatitur. I mbeshtjellim mire peshqit nje e nga nje me leter alumini. Vendosim peshqit ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 190 grade per 40-45 minuta. I sherbejme te ngrohta me letren e aluminit te vendosur ne pjate. Gatim te mbare.





No comments: