4/10/2014

Kukureca ne furre




PERBERESIT

2 kg zorre qengji
te brendeshmet e deles
1 luge kafeje me trumez
1 luge kafeje me rigon
3 luge kafeje me kripe
1 luge kafeje me piper te zi te bluar
1 luge kafeje me spec te kuq paprika
70 gr gjalpe
1/2 qepe te grire ne rende
3 thelbinj hudher
2 gjethe dafine



PREGATITJA

Kthejme me kujdes nga ana tjeter zorret, i lajme shume mire me uje te bollshem. Vendosim zorret ne nje kullese qe te kullojne dhe i sperkasim me 1 luge kafeje me kripe. Rrotullojme mbas dores qe te mos na rreshkasin, i mbeshtjellim rreth saje dhe i vendosim ne nje ene plastike duke lene fillimin e cdo zorre te lire ne buzet e enes plastike. Te brendeshmet e qengjit, mushkerite, melcine,  gjendrat, dhjamrat, zemren, i presim ne rripa 10 cm te gjate dhe i marinojme me kripe, piper te zi, trumez, rigon,  qepen dhe i leme ne marinate per 30-40 minuta.



Pregatitja e kukurecit do nje perkushtim te kujdesshem sepse teknika e lidhjes eshte pak e vecante. Bashkojme disa nga rripat e pregatitur nga te brendeshmet e marinuara, 1 melci, 1 mushkeri, 1 gjenderr, 1 zemer dhe i lidhim me zorret e pregatitura ne forme roleje. Ne nje tenxhere vendosim kukurecat e pregatitur dhe uje deri sa te mbulohen. Shtojme plencin e qengjit (sipas deshires), hudhrat, 1 luge kafeje me spenc te kuq te bluar (paprika), 1 luge kafeje me kripe, piper te zi, dafinen dhe i leme te ziejne per 30-40 minuta. Vendosim ne nje tepsi kukurecat e zier, plencin, gjysmen e lengut te tyre, gjalpin dhe i fusim ne furre te nxehte ne temperaturen 170-180 grade per 50-60 minuta.






Gjate kohes se pjekies kthejme 2-3 here kukurecat ne furre qe te marrin nje ngjyre te kuqerremte nga te gjitha anet. Sherbejme kukurecat duke i prere ne feta te holla dhe mund ti shoqerojme me patate te skuqura, me zarzavate te ziera, harapash (kacamak), oriz te zier etj.






Kukureci nje ushqim tradicional Shqiptar i huazuar nga kuzhina ballkanase sherbehet i prere ne feta te holla dhe perdoret si meze (antipaste) ose si pjate kryesore e shoqeruar me domate dhe qepe te prera ne feta te holla. Zemra e ketij ''roli te shijshem'',  shtresat e brendeshme qe perbehen nga dhjame deleje i cili sherben qe te mos thahet gjate pjekjes dhe shkrihet gjate ketij procesi, bashke me te brendeshmet e tjera na japin nje pjate te shijshme. Gatim te mbare.



No comments: