4/11/2014

Llokma (donuc ose llukuma)




PERBERESIT

250 gr miell
20 gr maja të freskët

3/4 filxhan caji me ujë të ngrohtë. 
1 majë luge kafe me kripë
50 gr gjalpë (ne temperature dhome)
2 filxhan caji vaj luledielli (për skuqje)



PERBERESIT E SHURUPIT

400 gr sheqer pluhur
1 filxhan caji me uj
ë
2 feta limoni

PREGATITJA

Ne nje tenxhere hedhim ujin, sheqerin, limonin dhe i ziejme per 6-7 minuta. Heqim shurupin nga zjarri dhe e leme menjane qe te ftohet. Tresim majane me uje te ngrohte. Ne nje tenxhere hedhim miellin, kripen, gjalpin, ujin e ngrohte me majane e tretur dhe i perziejme shume mire qe te mos na mbeten kokrriza mielli dhe te kemi nje brume te holle te njetrajtshem.






Vendosim brumin ne nje vend te ngrohte qe te fryhet. Presim me dore dhe nje luge supe brumin e pregatitur ne toptha si ne foton perkrah. Vendosim topthat e brumit ne vajin e nxehur per ti skuqur duke i kthyer vazhdimisht deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.







Vendosim llokmat (donuts) ne nje leter kuzhine per te kulluar vajrat e teperta dhe i hedhim ne tenxheren me shurupin e pregatitur.











Llokmat (donuts) mund ti sherbejme dhe me mjalte, pa i futur ne shurup duke i sperkatur nga siper dhe me pak kanelle.



Llokmat mund ta skuqim dhe ne formen e rrumbullaket me nje vrime ne mes dhe ti sherbejme ne menyra te ndryshme si:

me cokollate te zeze te shkrire,
me cokollate te bardhe te shkrire,
me mjalte,
me arra te shtypura,
me kanelle etj. Gatim te kendeshem.

No comments: