4/10/2014

Receta e nuteles shtepiake





PERBERESIT

1 filxhan caji me lajthi te thekura dhe te qeruara
115 gram çokollatë e errët fontente e shkrirë
2 lugë supe kakao pluhur
½ filxhan caji me sheqer
½ lugë çaji vanilje  

5-6 pika të vaj vegjetal





PREGATITJA

Vendosim lajthitë në furrë që të piqen për pak minuta, i nxjerrim që ftohen dhe pastaj i pastrojmë nga lëkurat. Vendosim lajthitë një procesor ushqimor bluares deri sa të bëhen kremë​​. Shtojmë në procesorin ushqimor çokollatën e shkrirë, kakaon, sheqerin dhe vaniljen, ndërsa përbërsit janë duke u përpunuar. Nëse ende nuk arrijmë kremin e dëshiruar, si Nutella e blerë, shtojmë disa pika vaji vegjetal dhe vazhdojme procesin deri sa të arrijë qëndrueshmërinë e duhur. Nuk duhet të vëmë shumë pika vaji, sepse Nutella shtëpiake mund të humbi shijen e saj te shijshme. Vendosim nutellën në një vazo qelqi te sterilizuar dhe e vendosim ne frigorifer. Gatim te mbare.


 

No comments: