4/12/2014

Speca te mbushur me oriz

PERBERESIT 
   
(4-5 racione)

9-10 speca
1 qepe te vogelte grire
1 filxhan caji me domate te grire 
1.5 luge gjelle me salce domateje  
1 luge gjelle salce pelte domate
2 luge gjelle me nenexhik te grire
2 luge gjelle me majdanos te grire
1 luge kafe sheqer
4-5  thelbinj hudher te grire
1 filxhan kafe vaj ulliri
kripe-piper-rigon
2 filxhana caji me oriz ( ose 25 luge gjelle) 
1 koncentrat lope




PREGATITJA

Pregatisim specat per mbushje duke i lare mire dhe i pastrojme farat nga brenda. Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur skuqim qepen me sheqerin deri sa te zbutet. Stojme sipas rradhes domaten e grire,salcen pelte, 2 thelbinj hudher, nenexhikun, majdanozin, kripen piperin, rigonin, koncentratin dhe i skuqim per 5-6 minuta akoma. Shtojme orizin dhe 1.5 filxhana caji me uje te ngrohte dhe i leme te gjithe perberesit e mbushjes te ziejne per 3-4 minuta.



Mbushim specat me nje luge gjelle me mbushjen e pregatitur. Hedhim me kujdes ne tepsi mbushjen qe na tepron duke i shtuar 1 filxhan caji me leng domateje, rreth e rreth specave. Shtojme mbi specat e mbushur qe pregatitem ne tepsi pak vaj ulliri, 2 thelbinjte e tjere te hudhrave te grira, pak kripe dhe vendosim tepsine ne furre te nxehte ne temperaturen 180-200 grade per 40-45 minuta. Sherbejme specat e mbushura te ngrohta duke i shoqeruar me djathe te bardhe. Gatim te mbare.

No comments: