PERBERESIT
Per 4-5 persona
1 laker mesatare
300 gr mish vici te grire
2 kokrra qepe mesatare
1 tufe te vogel majdanos
2 filxhana kafeje me vaj ulliri
1 filxhan caji me oriz
kripe
piper
pak piper te kuq te embel
2-3 gjethe dafine
PERBERESIT
Per salcen e vezes dhe limonit
2 luge niseshte
3 kokrra veze
25 gr gjalp
1 limon ( lengun )
PREGATITJA
Per dollmat zgjedhim nje laker jo te ngjeshur. E pastrojme nga fletet e demtuara, i presim kocanin deri ne brendesi dhe e ziejme ne uje te valuar me kripe per 5 minuta nga njera ane dhe 5 minuta nga ana tjeter. Kullojme lakren kur eshte ende e ngrohte, i hapim fletet ne nje tepsi dhe hiqim kercellet e trashe te cilet i perdorim per ti shtruar ne tenxheren ku do te ziejme dollmat qe te mos na ngjiten.
Per mbushjen e dollmave kavurdisim qepen e grire imet per 2-3 minuta, shtojme mishin e grire, piperin e kuq, dafinen, kripen, piperin, pak leng mishi ose uje te ngrohte dhe zihet deri sa te behet nje mase e shkifet, por orizi nuk duhet te zihet plotesisht. Hidhet majdanosi i grire dhe pregatisim dollmat.
Fleteve te lakres u shtypim pak kercellin, vendosim mbushjen e pregatitur me nje luge gjelle, u mblidhen anet, palosen ne forme roleje, shtrengohen pak me dore dhe vendosen ne tenxhere. Keshtu pregatiten te gjitha dollmat dhe ngjishen afer njera tjetres
Shtojme 2 gota uji te ngrohta pak kripe, piper, 2 gjethe dafine vaj ulliri dhe i vendosim qe te ziejne me kapak te mbyllur. Gjate zierjes qe mos te na hapen dollmat u vihet nje pjate siper dhe i leme te ziejne ne zjarr te ngadelshem per 25-30 minuta.
Ne nje pjate te thele tresim niseshten me pak uje te ftohte dhe e perziejme vazhdimisht bashke me vezet me nje tele rrahes. Shtojme lengun e limonit me ngadale duke vazhduar perzierjen vazhimisht. Nxjerrim lengun e ngrohte te dollmave dhe e shtojme me ngadale tek salca e vezes me limonin gjithmone duke e perzier vazhdimisht salcen. Vendosim salcen ne nje tenxhere shtojme gjalpin dhe e leme te zieje per 1-2 minuta duke e perzier vazhdimisht qe te mos na krijohen kokrriza. Ne rastin qe salca na del shume e mpiksur e hollojme me pak uje te ngrohte. Ju befte mire.
No comments:
Post a Comment