4/09/2014

Pasticio me djathe dhe krem beshamel




PERBERESIT

Per 6-8 persona:

500 gr makarona spageti me vrime
3 kokrra veze
300 gr djathe te bardhe
3 filxhana caji me qumesht
kripe
piper te bardhe te bluar
2 luge gjelle me gjalp


PERBERESIT

Per kremin beshamel:

3 filxhana caji me qumesht
3 luge gjelle me miell
3 veze
kripe
piper te bardhe te bluar
1 luge gjelle me gjalpe
pak arre myshku te bluar




PREGATITJA

Ziejme makaronat ne uje te valuar me kripe per 10- 15 minuta. I kullojme , i shpelajme mire dhe i hedhim ne nje tenxhere qe te ngrohen pak mbi zjarr. Shtojme gjalpin, djathin e bardhe te therrmuar, qumeshtin,  vezet pak te rrahura ne fillim, kripen, piperin dhe i perziejme mire. Hedhim keto perberes ne nje tepsi te lyer me yndyre.




Per kremen beshamel ngrohim 3/4 e qumeshtit ne nje tenxhere, shtojme gjalpin, kripen, piperin, pak arre myshku te bluar dhe i leme ne zjarr te avashte. Ne nje ene plastike hedhim 1/4 e qumeshtit te mbetur dhe tresim ne te miellin, shtojme vezet dhe i perziejme mire deri sa te kemi nje mase homogjene. Shtojme pak temperaturen e zjarrit ku ngrohet qumeshti dhe i shtojme miellin e tretur me vezet me ngadale duke e perzier vazhdimisht.






Ne momentin qe krema beshamel eshte mpiksur dhe fillon te zieje e hedhim mbi makaronat qe kemi vendosur ne tepsi. Sipas deshires mund te sperkasim me 2-3 luge gjelle djathe kackavall te grire kremin beshamel dhe e pjekim ne furre ne temperaturen 180-190 grade per 35-40 minuta. Ju befte mire.







No comments: