4/09/2014

Embelsire me musht rrushi



PERBERESIT

Per 5-6 persona

6 gota me mushti (rrushi i zi)
4 luge gjelle me miell
2 luge gjelle me niseshte
1 filxhan caji me sheqer
4 luge supe me arra te shtypura
kanelle pluhur
2 luge kafe me susam te pjekur


PREGATITJA

Mbajme nje gote me musht per te tretur miellin dhe niseshten dhe mushtin tjeter e hedhim ne nje tenxhere. Vendosim tenxheren ne zjarr te avashte per te ngrohur mushtin. Hedhim ne nje ene plastike 1 gote mushti qe mbajtem per tretjen e miellit dhe niseshtes duke i shtuar ato pak e nga pak dhe i perziejme me nje tel perzieres deri sa te treten mire ne nje mase homogjene. Hedhim masen homogjene te miellit dhe niseshtes ne tenxheren e mushtit te ngrohte duke e perzier vazhdimisht qe te mos krijohen kokrriza. Gjate kohes se perzierjes me lugen e drurit shtojme arrat, sheqerin dhe e perziejme serish.



Perziejme embelsiren e mushtit deri sa te shfaqen flluckat e para gjate zierjes dhe e largojme tenxheren nga zjarri. I gjithe procesi i pregatitjes se embelsires kerkon zjarr me temperature te ulet. Kujdes!! Koha e pregatitjes rreth 1 ore. Ndajme embelsiren ne pjata te vogla dhe e sperkasim me arra te shtypyra ekstra,  me kanelle dhe pak susam. E sherbejme te ftohte. Gatim te kendeshem!


No comments: