Hurmat ndihmojne ne ritjen e aktivitetit hormonal per te dy sekset,ne grate shtatzane ajo ndihmon ne lindje normale dhe te kollajshme. Keto fruta kane nje perdorim te gjere ne vendin tone sidomos ne Shqipërine e mesme.
Frutat janë të mëdha, të rrumbullaktë ose të shtypur, me ngjyrë portokalli kur janë pjekur. Ata janë sipër kupës së lules. Lëkura është e lëmuar. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe pak fibroz. Para se të piqen, frutat kanë një shije të athët për shkak të pranisë së taninave. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6 - 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
No comments:
Post a Comment