PERBERESIT
2 kg kos
kripe
vaj ulliri
napa per kullim
PREGATITJA
Per pregatitjen e salces se kosit na nevojitet vetem nje nape e paster e palosur 6-7 here (ose 6-7 napa bashke). Fusim kosin brenda saj ( nga 2 kg kos mund te dali rreth 700 gr salce kosi). E leme kosin ne nape per 12 ore ne menyre qe te kullohet plotesisht uji i tepert. Pas kullimit mund ti hedhim pak kripe per te rritur qendrueshmerine dhe shijen. Sherbejme salcen e kosit me pak vaj ulliri. Per ti dhene nje shije te vecante salces se kosit mund ti shtojme sipas deshires pak hudher,ose koper,ose nenexhik, etj.Gatim te mbare.
No comments:
Post a Comment