PERBERESIT
1/2 kg sardele
1 domate mesatare, te prere ne feta
2 thelbinj hudher te grira
1 luge gjelle me majdanoz te grire
kripe
piper te zi
1 gjethe dafine
pak rigon
2 luge gjelle me vaj ulliri
1/2 spec te kuq te fresket te grire
2 kokrra ullinj per zbukurim
50 ml uzo
PREGATITJA
Ne nje tigan me vajin e ullirit skuqim specin, domaten, hudhren, majdanozin, shtojme kripen, piperin, rigonin dhe dafinen. I shuajme keta perberes qe skuqem me uzon dhe shtojme sardelet. I leme te marrin nje vale jo me shume se 2 minuta per te marre shijen e te gjithe perberesve sardelet. Vendosim perberesit ne nje tave dhe i zbukurojme me nje spec te kuq unaze, nje fete domate dhe pak ullinj. Fusim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 180 grade per 15-20 minuta. Gatim te mbare.
No comments:
Post a Comment