4/09/2014

Petulla me kos





PERBERESIT

Per 2 persona

1 gote uji me kos
1 veze
1 luge kafeje me krip
1/2 luge kafeje me sode
miell



PREGATITJA

Ne nje ene perziejme kosin me vezen, shtojme kripen, soden dhe i perziejme. Shtojme miellin pak e nga pak dhe i perziejme deri sa te kemi nje brume te holle per petulla. Ne nje tigan me pak vaj te nxehte hedhim masa te vogla me nje luge gjelle. I skuqim petullat nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte. Petullat mund ti shoqeroni me sheqer, me mjale, me djathe te bardhe ose kackaval etj. Ju befte mire.

No comments: